Një reagim për akuzat e SPAK ka bërë ish drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla ndaj të cilit është firmosur masë sigurie arrest në burg me pretendimin se i ka dhënë tendera kompanisë “5D Konstruksion” në të cilën sipas prokurorisë rezulton pronar.
“Unë Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar në Itali, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në detyrë kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni për akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK - deklaroj me bindje te plotë që për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë.
Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe më vjen keq që pjesë e këtij presioni kanë rënë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. Pres që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime te vërtetohet nga gjykata. Do vazhdoj këtë beteje në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime”, ka thënë Molla në reagimin e tij të bërë përmes avokatit.
Lajmi kryesor:
GJKKO firmos 9 masa sigurie për zyrtarë dhe ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë! Ish-drejtorët, pronarë të kompanisë '5 D’ i dhanë tendera vetes (AKUZAT + EMRAT)
B.K/ReportTv.al