Cristiano Ronaldo me Kathryn Mayorga dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez

Sport
VIP & Spektakël
Bota

Akuzoi Cristiano Ronaldon për përdhunim, Georgina ka një mesazh për ish-gruan e shqiptarit

1 Tetor 2018, 17:25| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 17:32

  • Share

Ylli portugez është përballur me një skandal botëror kohët e fundit teksa një grua 34-vjeçare e ka akuzuar për përdhunim. Bëhet fjalë për Kathryn Mayorga, e cila shprehet se futbollisti e përdhunoi në vitin 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas. Sipas detajeve të zbardhura nga gazeta gjermane “Der Spiegel”, Mayorga është e diplomuar për gazetari dhe ka qenë e martuar me një shqiptar.

Mirëpo partnerja e futbollistit pavarësisht akuzave të shumta ka treguar se e mbështet në maksimun Ronaldon. Georgina Rodriguez ka postuar një foto ku shihet në stadiumin “Allianz”.

Foto e publikuar nga Georgina

“Gjithmonë transformoni pengesat që u dalin para në rrugën tuaj për të matur impulsin dhe për të treguar se sa madhështor ju jeni/ Faleminderit që më bën të gëzohem në çdo ndeshje! Gjithmonë mirë e më mirë. Të dua Cristiano!”- shkruan Georgina.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?