Sport
Top 24

Akuzoi se favorizohet Brazili, Messi pezullohet 3 muaj

3 Gusht 2019, 09:32| Përditesimi: 3 Gusht 2019, 09:34

  • Share

Lionel Messi pezullohet për 3 muaj nga ndeshjet me Argjentinën. CONMEBOL konfederata  amerikano jugore e futbollit ka bërë publike dënimin me 3 muaj për Leo Messin për deklaratat e tij të ashpra kundër CONMEBOL pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kilit në finalen  e vogël të Kupës së Amerikës.

Kapiteni i Argjentinës akuzonte organizmin më të lartë të futbollit në Amerikën e Jugut për korrupsion dhe për favorizim të Brazilit.” Nuk mund të bëhemi pjesë e këtij korrupsioni” deklaroi Messi pas humbjes me Brazilin.

Përveç pezullimit me 3 muaj Messi është gjobitur edhe me 50 mijë dollarë. Dënimi për Leo Messin fillon nga sot 3 gusht dhe zgjat deri në fillim të muajit nëntor. Në këtë periudhë Leo Messi  do të humbasë 4 ndeshje me fanellën e Kombëtares 3 miqësore dhe një ndeshje zyrtare për fushatën kualifikuese të Botërorit 2022.

Ndeshjet miqësore që do të humbasë Messi janë ajo kundër Kilit më 5 shtator,kundër Meksikës më 10 shtator dhe kundër Gjermanisë më 9 tetor. Federata e Argjentinës ka 7 ditë kohë për të apeluar vendimin e organizmit kryesor të futbollit në Amerikën e Jugut/ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?