Almiro Gurakuqi (në të djathtë)

Sport

Akuzoi Voltana Ademin se nuk e futi në garën për pronësinë e Vllaznisë, Komisioni i Konkurrencës i jep të drejtë Gurakuqit

16 Qershor 2021, 09:50| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 09:59

  • Share

Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit, Almiro Gurakuqi për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë. Ai u përjashtua nga ankandi pasi Bashkia e Shkodrës si autoritet shitës e ka përjashtuar nga gara. Komisioni ka kërkuar nga Bashkia Shkodër që të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për kandidatët.

Pak ditë më parë, Bashkia Shkodër anuloi shitjen e klubit, ndërsa në ankand veç sponsorit Xhaferri do të jetë edhe Almiro Gurakuqi pasi plotëson kushtet e nevojshme për të marrë pjesë.

Me argumentin se ka mungesë dokumentacioni, subjekti “Gurakuqi” është përjashtuar nga ankandi për blerjen e klubit të futbollit të Vllaznisë, një vendim që përfaqësuesi Almiro Gurakuqi e ankimoi 3 javë më parë.  Edhe pse është e detyruar me ligj bashkia e Shkodrës dhe kryetarja Voltana Ademi sipas Gurakuqit i ka neglizhuar totalisht, duke mos i kontaktuar për ofertën.

Procesi i parë i ankandit ku morën pjesë 3 subjekte u mbyll me 12 maj, ndërsa oferta minimale për blerjen e aksioneve është 509 milionë lekë të vjetër. Në garë për blerjen e Vllaznisë mbeten në këtë fazë, Fuji Film me përfaqësues Alban Xhaferrin, ndërsa subjekti i dytë nuk është bërë publik.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?