Maliqi 0-2 Pogradeci

Akuzon klubi i Kategorisë së Dytë: Arbitri kamikaz akordoi dy penallti dhe të kuq kundër nesh

24 Shkurt, 16:05
  • Share

Grupi B i Kategorisë së Dytë zhvilloi këtë të shtunë javën e 12-të. Në stadiumin e Maliqit vendasit u mposhtën 0-2 nga Pogradeci. Golat për liqenorët u shënuan në pjesën e dytë nga Nallbati dhe Sulka.

Tej humbjes, Maliqi ka akuzuar arbitrat për padrejtësi në këtë 90 minutësh. Dy penallti kundër dhe kartoni i kuq për portierin Dramolli kanë bërë që Maliqi ta quajë kamikaz arbitrin Mikele Dyrmishi.

"Dy penallti kundër dhe karton i kuq për portierin Dramolli! Jemi të shtangur! Kamikazi Mikele Dyrmishi, sapo baltosi gjithë futbollin shqiptar me këto vendime të turpshme", shkruan Maliqi.

Pas javës së 12-të, AF Luftëtari prin tabelën me 31 pikë, një pikë më shumë se Pogradeci ndjekës.

Kategoria e Dytë, java 12-të:

Maliqi 0-2 Pogradeci

Sopoti 2-0 Grmashi

Tërbuni 0-1 Valbona

Besëlidhja 0-0 Iliria

Murlani 3-2 Naftëtari

Veleçiku - Albanët nuk është zhvilluar

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?