Arabia Saudite - Al Ittihad është kurorëzuar kampion i Ligës Profesionale Saudite për edicionin 2025, pas një fitore bindëse 3-1 në transfertë ndaj Al Raed, në një ndeshje të zhvilluar të enjten mbrëma. Me këtë triumf, skuadra nga Jeddah siguroi matematikisht titullin dy javë para përfundimit të sezonit.
Ky është titulli i dhjetë në historinë e klubit dhe vjen pas një sezoni të dominuar nga Al Ittihad, që la prapa emra të mëdhenj të kampionatit si Al Hilal dhe Al Nassr. Al Hilal do të mbyllë sezonin në vendin e dytë, ndërsa Al Nassr i Cristiano Ronaldos, pas një forme të luhatshme, është pozicionuar në vendin e katërt dhe rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Në rrugëtimin drejt titullit, një ndër shtyllat kryesore të ekipit ka qenë mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj. 21-vjeçari ka bërë paraqitje të shkëlqyera në krahun e majtë, duke fituar vlerësimin e trajnerit dhe përkrahjen e tifozëve me lojën e tij të sigurt dhe angazhimin maksimal.
Përveç Mitajt, rolin vendimtar në suksesin e Al Ittihad e kanë pasur edhe yje të tjerë të njohur si Fabinho, Houssem Aouar, N’Golo Kanté, Karim Benzema dhe Steven Berguijn. Kontributi i tyre ka qenë i vazhdueshëm në ndeshjet kyçe të sezonit.
Ky titull e rikthen Al Ittihad në elitën e futbollit arab, duke konfirmuar rikthimin e fuqishëm të klubit në skenën rajonale dhe ndërkombëtare. Skuadra ka dërguar një mesazh të qartë për rivalët, janë kthyer për të qëndruar në krye.
? Champions celebrating in the locker room ?? pic.twitter.com/pSzVca86oi
— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) May 16, 2025
Komente
