Bota

Al Kaeda premton “luftë në të gjitha frontet” kundër Amerikës, ndërsa Biden dhe NATO tërheqin trupat nga Afganistani

30 Prill 2021, 10:37| Përditesimi: 30 Prill 2021, 10:45

  • Share

Pas pothuajse 20 vitesh në Afganistan trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen deklarojnë burimet nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas CNN, më pak se 100 trupa, së bashku me pajisjet ushtarake, janë zhvendosur kryesisht përmes aeroplanëve. Edhe NATO-ja ka filluar tërheqjen e misionit të saj nga Afganistani, i tha agjencisë AFP një zyrtar i NATO-s.

"Ky do të jetë një proces i rregullt, i koordinuar dhe i qëllimshëm", tha ai.

Anëtarët e aleancës së mbështetur nga SHBA-ja ranë dakord këtë muaj për të përfunduar misionin e tyre me 9.600 njerëz në Afganistan, pasi presidenti amerikan, Joe Biden bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës më të gjatë të Uashingtonit.

Presidenti amerikan, Joe Biden pati thënë se tërheqja e plotë e trupave do të ndodhë deri më 11 shtator, përvjetorin e njëzetë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA që nxitën edhe përfshirjen e saj ushtarake në Afganistan.

Tërheqja përkon edhe me 10 vjetorin e vrasjes së Osama Bin Laden, kokën e sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndaj SHBA-ve.

Megjithatë për Al Kaeda-n lufta e saj me Amerikën nuk ka mbaruar. Në një intervistë ekskluzive për CNN, zyrtari i Al Kaedës tha se “lufta kundër SHBA do të vazhdojë në të gjitha frontet e tjera nëse ata nuk dëbohen nga pjesa tjetër e botës islamike”.

Në të kaluarën al Kaeda rrallë u është përgjigjur pyetjeve, duke zgjedhur në vend të kësaj të fshihet pas propagandës së vetë, duke shmangur edhe vëzhgimin më të largët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?