Benzema kundër Ronaldos

Sport

Al Nassr shkon në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, Mitaj titullar s'e ndal dot Ronaldon

20 Gusht, 12:02| Përditesimi: 20 Gusht, 12:04

  • Share

HONG KONG, Kinë - Al Nassr siguroi biletën për finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, pasi mposhti 2-1 Al Ittihad në gjysmëfinale. Në fushë si titullar për skuadrën e Al Ittihad ishte edhe shqiptari Mario Mitaj, i cili u përball me Cristiano Ronaldon, duke mos e ndalur dot.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë. Sadio Mane kaloi Al Nassr në epërsi në minutën e 10-të, por vetëm gjashtë minuta më vonë, Berguijn barazoi shifrat për Al Ittihad. Mane u bë protagonist negativ pak më pas, pasi në minutën e 25-të u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

Edhe pse me një lojtar më pak, Al Nassr nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arriti golin të shënonte golin e fitores. Joao Felix realizoi në minutën e 61-të pas një asisti perfekt nga Ronaldo, duke vulosur kualifikimin e skuadrës së tij.

Në finalen e Superkupës, Al Nassr do të përballet me fituesin e çiftit Al Ahli - Al Qadsiya.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?