'Alarm fals i opozitës se s'ka kapacitete', Koja: Spitalet rajonale gati! Mjekët sot të revoltuar, i dhanë një shuplakë të fortë Bashës (VIDEO)

20 Nëntor 2020, 21:49| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 22:25

  • Share

Ish ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, në Report Tv, teksa ka hedhur poshtë akuzat e PD se qeveria ka humbur kontrollin mbi pandeminë, i është rikthyer sërish deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha për "fshehje të shifrave" të COVID, duke thënë se mjekët të cilët hodhën poshtë këtë deklaratë të kryedemokratit me anë të një prononcimi, i dhanë këtij të fundit një shuplakë të fortë.

"Spitalet rajonale janë bërë gati në pjesë të caktuara dhe nesër kur të hapen këto pjesa tjetër e spitaleve do të ushtrojnë detyrat për patoilogji të tjera. Sepse jeta vazhdon dhe përtej Cvodi, në mënyrë që këto spitale të jenë në fuksion për patologji të tjera. Kjo është e rëndësishme,  se kputoj fare këtë alarm fals të opozitës se s'ka kapacitete dhe masa.

Thuhet dhe bërtitet nga opozita se psitalet janë në kolaps. Shtrimi, nr i pacientëve në terapi intensive dhe tëintubuar. Në terapi i ntensive janë 10, të intubuar 3 ose katër. Nëse ju i  quani të gjitha vdekje covid është problemi juaj. Ju acaruat aq shumë mjekët saqë dolën sot të revoltuar dhe u dhanë një shuplakë të fortë sociale. Diagnozën e ndan tamponi. Nës enjë pacient shkon në spital COVID nuk infektohet sepse janë të ndara", tha ai.


Lajmi kryesor:

Akuzat për fshehje të viktimave të COVID, Koja: Deklaratë apokaliptike që ka kaluar çdo cak! Basha ka ende kohë të kërkojë falje


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?