Pamjet nga zjarri në Greqi

Alarm i kuq në Greqi, në 24 orë 52 zjarre pa kontroll

5 Korrik 2022, 14:24| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 14:31

  • Share

Një zjarr masiv ka dalë jashtë kontrollit në tre fronte pranë qytetit Amfissa, në komunën Delphi të Greqisë Qendrore.

Të nxitur nga erërat e forta zjarret po përhapen nëpër ullishtet drejt manastirit të Profitis Ilias dhe gjithashtu drejt qytetit bregdetar të Iteas.

Manastiri është evakuuar, por zjarrfikësit po përpiqen të parandalojnë zjarrin që të arrijë në një rajon të pyllëzuar aty pranë.

Mbrojtja Civile ka kërkuar evakuimin e banorëve në pjesën veriore të Itea, të cilëve iu tha të niseshin drejt Kirrës.

Rreth 50 zjarrfikës me 15 makina zjarrfikëse dhe tre ekuipazhe tokësore ndihmohen nga pesë avionë.

Gjithsej 52 zjarre janë regjistruar në të gjithë Greqinë gjatë 24 orëve të fundit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 17/07/2023 09:38

    U SHOFTE E GJITHE GREQIA...NON ME NE FREGA UN CA..O

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?