Ambasada e Çekisë në Tiranë

Kronikë

'Ka bombë te ambasada e Çekisë'/ Telefonata anonime ngre në këmbë policinë, alarmi rezulton fals

30 Tetor 2019, 18:52| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 19:54

  • Share

Një telefonatë për bombë te ambasada e Çekisë në Shqipëri ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës, ndërsa alarmi ka rezultuar fals pas kontrolleve që janë bërë.

Pas telefonatës se në ambasadë ishte vendosur një bombë, policia ka kryer kontroll me qen anti-eksploziv dhe mjete të tjera brenda dhe jashtë e përreth godinës, por nuk ka konstatuar asgjë.

Nga veprimet e para rezulton se telefonata është anonime dhe po punohet për identifikimin dhe  kapjen  e personit që dha alarmin fals.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?