Aviacioni Civil test për 'bombë' në aeroportin e Rinasit! Shihni reagimin e qytetarëve (VIDEO)

30 Shtator 2020, 11:43| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 19:23

  • Share

Aviacioni Civil ka kryer një test në aeroportin e Rinasit këtë mëngjes (30 shtator). Ata raportuan një alarm për bombë në mënyrë që të testohet reagimi i punonjësve dhe qytetarëve.

Por kjo ka sjellë panik tek pasagjerët të cilët dolën me vrap.

Të gjithë dolën jashtë madje në pistë mbërritën forcat zjarrëfikëse.

Për Report Tv, Aviacioni Civil u shpreh se në këto raste nuk bëhen njoftime paraprake pasi punonjësit e sigurisë parapërgatiten.

"Një test i fshehur i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, brenda ndërtesës së aeroportit, “i identifikuar si alarm për bombë” ka bërë që në orën 11.29 të ditës së sotme, datë 30 Shtator 2020, të bëhet evakuimi i të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjences për raste të tilla.

Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky “alarm” ishte nje test i fshehtë.  Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program.

Ju falenderojmë shumë për mirëkuptimin tuaj. Tirana International Airport", njofton Tia. 

Nga ana tjetër, edhe Autoriteti i Aviacionit Civil ka sqaruar alarmin për dyshimet e një sulmi me bombë që u raportua sot në Aeroportin e Rinasit. "Autoriteti i Aviacionit Civil kreu ditën e sotme në datë 30 Shtator 2020, një test të fshehtë të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastet e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme. Me qëllim sqarimin e opinionit publik, Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se: këto lloj aktivitetesh monitoruese janë pjesë e metodologjisë për të vlerësuar performancën e operatorit aeroportual në përpjekje për të rritur sigurinë në aviacionin civil. Autoriteti i Aviacionit Civil falenderon për bashkëpunimin të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këtë aktivitet të rëndësishëm për sigurinë e aviacionit civil, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit", thuhet në reagim.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 30/09/2020 15:25

    Shqiptarve jan ba me fiksime perj 97

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?