Zbulohet predha e pashpërthyer pranë shkollës 9-vjeçare në Mengël në Elbasan

12 Maj 2022, 15:48| Përditesimi: 12 Maj 2022, 16:35

  • Share

ELBASAN- Një predhë luftarake e pashpërthyer është gjetur në afërsi të shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël të Labinot Fushë të Elbasanit duke ngritur alarmin për autoritet vendase.

Mendohet se predha e pashpërthyer është prej kohës së luftës së dytë botërore në atë zonë dhe vetëm tani është zbuluar.

Në vendin ku është gjetur predha ka mbërritur policia dhe forcat xheniere.

J.GJ./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?