DURRËS- Konfirmohen pozitivë me koronavirus familjarët e një punonjëseje në kadastrën e Durrësit.
Kadastra e Durrësit është alarmuar pasi familjarët e specialistes së sportelit, vjehrra dhe vjehrri i saj, kanë rezultuar me Covid-19, kurse ajo negative dhe është vetëkarantinuar. Pas marrjes së informacionit, ambienti është dezinfektuar dhe punonjësit janë rikthyer në punë normalisht.
Kontaktet e saj, kanë qenë me të gjithë specialistët e tjerë të institucionit por edhe me qytetarë. Ndërkohë në kadastrën e Durrësit nuk ka asnjë masë siguruese ndaj Covid dhe të gjithë anëtarët e këtij institucioni po presin udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë.
Lajmi kryesor:
Ulet kurba, 6 raste të reja me COVID, një personel shëndetësor! 5 të shëruar, 28 të shtruar, 3 në terapi intensive (VIDEO)
//ReportTv.al