LONDËR-Rrugët rreth Pallatit të Westminster në Londër u mbyllën sot (8 mars), ndërsa shërbimet e emergjencës përpiqeshin të arrinin një burrë që u ngjit në kullën Big Ben duke mbajtur një flamur palestinez në dorë.
Sipas mediave të huaja, burri hipi në një skaj në Kullën Elizabeth, ku ndodhet Big Ben.
Zyrtarët thanë se vizitat në Parlament u anuluan për shkak të incidentit. Ura e Westminster dhe rrugët përreth u mbyllën, ndërsa automjetet e shërbimeve emergjente shkuan në vendngjarje.
Policia tha se mori raportime për këtë incident rreth orës 7 të mëngjesit.
“Në orën 7:24 të mëngjesit të së shtunës, më 8 mars, oficerët u lajmëruan për një burrë që po ngjitej në Kullën Elizabeth në Shtëpitë e Parlamentit. Policët shkuan në vendngjarje për të zgjidhur incidentin. Ata u ndihmuan edhe nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër”, tha një zëdhënës i policisë.
Komente
