Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç'do të thonë dhe s'i ti mbani në kontroll / Kura natyrale nga Ylli Merja

2 Qershor, 15:20| Përditesimi: 2 Qershor, 15:28

  • Share

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta?  Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në "Bima dhe Shëndeti" në emisionin Rreze Dielli në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë gjithçka që duhet të dini mbi trombocitet e larta. Çfarë janë trombocitet dhe pse rriten? Cilat janë simptomat që nuk duhet t’i injoroni? Si mund të ndihmojë trajtimi natyral për të balancuar nivelin e tyre?  Mësojmë shkaqet më të zakonshme, nga infeksionet, mungesa e hekurit, tek problemet kronike, dhe zbulojmë mënyrat më të thjeshta natyrale për të mbështetur shëndetin tonë të gjakut.

“Trombocitoza është një gjendje kur numri i trombociteve në gjak është më i lartë se normalja. Trombocitet ose pllakëzat e gjakut luajnë rol thelbësor në mpiksjen e gjakut, por kur ato janë të shumta, rreziku për mpiksje të padëshiruara rritet ndjeshëm. Trombocitet janë qeliza të vogla të gjakut që ndihmojnë në koagulimin e gjakut, riparojnë të gjitha dëmtimet që ndodhen brenda trupit të njeriut, janë përgjegjëse për të ndaluar hemoragjinë. Norma e tyre në gjak varion nga 150-400 mijë trombocite për 1 ml gjak”, theksoi Ylli Merja në filim të bisedës.

Llojet e trombocitozës janë: Trombocitoza primare (esenciale), e shkaktuar nga një çrregullim i palcës kockore, e cila prodhon më shumë trombocite pa ndonjë shkak të njohur. Trombocitoza sekondare (reaktive), shfaqet si reagim i një gjendjeje tjetër të organizmit si infeksion, inflamacion, mungesë hekuri, pas një operacioni ose gjakderdhje të mëdha.

“Simptomat e trombocitozës mund të jenë shpesh dhe pa ndonjë simptomë të dukshme, por mund të shfaqin dhe dhimbje koke, marrje mendsh, mpiksje gjaku, lodhje e shpeshtë trupi ose gjymtyrësh, gjakderdhje nga hundët, sëmundje reumatizmale, simptoma të anemisë”, nënvizon Merja.

Por cilët janë shkaktarët që çojnë në trombocite të larta?

Sipas mjekut popullor Ylli Merja mund të ketë shkaktarë të papërcaktuar mirë, të panjohur ose çrregullimi primar i palcës së kockave; prania e formave neoplazike veçanërisht në sëmundjet e stomakut, mushkërive, limfomave; çrregullime nga prania e artritit reumatid; hemoragjitë e ndryshme nga hunda; shpretka e hequr, pasi në shpretkë ruhen rreth 30% e trombociteve; infeksionet në trup pasi në këto raste rriten leukocitet dhe trombocitet. Gjithashtu anemia ose mungesa e hekurit, sëmundjet inflamatore të zorrëve apo infeksione akute.

Krahas trajtimit mjekësor të specializuar, disa metoda alternative mund të ndihmojnë në balancimin e numrit të trombociteve.

“Ushqime që balancojnë prodhimin e trombiciteve dhe i ulin ato si hudhra, qepa, xhinxheri, perime me gjethe jeshile, bimë mjekësore si lëvorja e shelgut të bardhë, hithra, rradhiqja, jamballi, kurkumina, manaferra apo vajrat bimore që përmbajnë W3, W6 si vaj liri, vaji i farës së zezë janë shumë efikase” theksoi Ylli Merja, i cili tregon dhe rekomandime ditore për trajtimin mbështetës të trombociteve të larta.

- Në mëngjes esëll pini 200 ml ujë më 1 lugë kafe xhinxhër, 1 lugë supe aloe arboreshente dhe 1 lugë kafe jamball

- Para buke pini 200 ml çaj me hithra, ginkgo biloba, çaj të gjelbër dhe lëvore shelgu, ose 1 gotë çaj Reumer ku shtoni 1 dorë shelg, 1 lugë çaj të gjelbër dhe 1 lugë manaferra

- Në mëngjes konsumoni kos me 2 thelpinj hudhër, 1 lugë supe boronicë dhe 2 lugë muesli

- Në drekë shtoni në pjatën e gjellës shafran të verdhë, qepë të kuqe të freskët në sallatë dhe konsumoni 1 gotë çaj dhe 1 lugë vaj liri

- Në darkë konsumoni 1 gotë çaj, pak lakra të egra, çikore, rradhiqe, hithra

- Për përdorim të jashtëm lyeni kyçet me vajin ose kremin Reumer në mëngjes dhe në darkë.

Kujdes! Trajtimi natyral nuk duhet të zëvendësojë mjekimin e përshkruar nga mjeku. Në rast trombocitoze të rëndë ose simptoma të rrezikshme, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?