Foto nga vendngjarja

Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Romë! Pas kontrollit rezultoi i rremë 

17 Mars, 16:41| Përditesimi: 17 Mars, 16:45

  • Share

Një alarm për bombë në qendrën tregtare "Casal Bertone" ka ngritur në këmbë Romën, mëngjesin e këtij 17 marsi. 

Njoftimi u dha nga një telefonatë anonime që iu bë një oficeri policie, i cili më pas kërkoi përforcime.

Menjëherë pas alarmit për bombë të gjithë përsonat që ndodheshin në qendrën tregtare janë evakuuar dhe forcat xheniere kanë ndërhyrë për të kryer të gjitha kontrollet e nevojshme. 

Ky raportim doli të ishte një alarm i rremë dhe kjo u vërtetua nga “krehja” që forcat xheniere i bënë godinës. 

Pas qartësimit të situatës qendra tregtare u kthye në funksionalitet të plotë. 

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?