PRISHTINË- Një alarm për bombë në Prishtinë ka ‘ngritur’ në këmbë të gjithë strukturën e policisë së Kosovës.
Si pasojë e paralajmërimeve pasagjerët janë larguar nga objekti ndërsa është hapur panik.
Pas kontrollit të kryer nga njësitë kompetente, ky alarm u zbulua se ishte i rremë.
"Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën."- thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se shpesh herë aeroporti i Prishtinës ‘kërcënohet’ me bombë dhe kanë qenë false.