Alarm fals për bombë në Ambasadën Ukrainase! Policia evakuon stafin: Mesazh i rremë në e-mail (VIDEO)

14 Tetor, 17:36| Përditesimi: 14 Tetor, 17:48

  • Share

TIRANË- Një alarm fals për bombë alarmoi autoritetet e vendit. Në e-mailin e Ambasadës së Ukrainës kishte mbërritur një mesazh në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë, por pas verifikimeve ka rezultuar se ishte një email i rremë.

Policia njofton se bashkë me njësinë Antieksploziv kanë mbërritur në ambientet e ambasadës për të verifikuar, ndërsa evakuuan edhe stafin, por  ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

“Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë”, njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?