Selia e demokratëve në Uashington

Bota

Alarm për bombë në selinë e demokratëve në Uashington, policia kryen kontrolle

11 Shtator, 21:17| Përditesimi: 11 Shtator, 21:20

  • Share

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara u vunë në alarm, pas një kërcënimi për bombë që u raportua në selinë qendrore të Partisë Demokratike (DNC) në Uashington.

Forcat policore kryen kontrolle të hollësishme në ndërtesë, por nuk gjetën asnjë eksploziv.

Një zëdhënës i Partisë Demokratike tha se kërcënimi u konsiderua i rremë nga Policia e Kapitolit.

“Për të treguar kujdes maksimal, Policia e Kapitolit po kryen një kontroll të brendshëm të ndërtesës”, tha Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC), Ken Martin.

“Dhuna politike në asnjë formë nuk ka vend në vendin tonë. Jemi mirënjohës ndaj Policisë së Kapitolit të SHBA-së dhe sigurisë së ndërtesës së DNC-së për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional”, shtoi ai.

Më parë, një njoftim ishte lëshuar për stafin, duke i paralajmëruar ata të shmangnin selinë, e cila ndodhet në Uashington.

“Ju lutemi informoni stafin tuaj. Policia e Kapitolit po i përgjigjet një incidenti në selinë e DNC-së”, thuhej në njoftim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?