Alarmi fals për bombë në shkollat e Tiranës, skenar si në Maqedoninë e Veriut! Dyshohet se u dërgua nga i njëjti person

17 Maj, 14:51
  • Share

TIRANE- Policia e krimit kibernetik po heton alarmin për bombë, i cili pas kontrolleve rezultoi fals- që mbërriti thuajse në të gjitha adresat e emaileve të të gjitha shkollave të qytetit të Tiranës mëngjesin e sotëm.

Skenari është i ngjashëm me atë që është përdorur dhe më përpara në Maqedoninë e Veriut ku grupi hetimor ka dyshime se bëhet fjalë për të njëjtin person, bëjnë të ditur burimet për shqiptarja.com

 Policia e krimit kibernetik që po heton ka dyshime se autori pasi ka gjetur listën me emailet e institucioneve arsimore ka përgatitur mesazhin e kërcënimit.

Kontrollet e shkollave

Alarmi shkaktoi frikë tek prindërit, ndërsa fëmijët në disa shkolla ku ka pasur kontrolle të policisë dolën jashtë në oborr, por më pas u rikthyen në klasa e mësimi ka vijuar.  Policia e Krimit kibernetik po verifikon se nga është dërguar emaili.

Nje email që Report Tv ka siguruar i është dërguar Shkollës Katund i Ri.

E-mail është dërguar mëngjesin e sotëm në orën 04:15 tek adresa '[email protected]'. Personi që e ka dërguar ka shkruar me përmbajtje të ekstremizmit fetar islamik duke kërcënuar këdo që do e pengojë, në qëllimin dhe targetin e tyre që mesa duket janë mësuesit, të cilët janë kërcënuar rëndë.

Megjithatë mbetet e dyshimtë autenticiteti i këtij e-mail, pasi siç dihet kohët e fundit.

Policia kreu kontrolle dhe në shkolla të tjera 9-vjeçare në Tiranë. Bëhet fjalë për shkollën 'Vaçe Zela' në rrugën Eshref Frashëri dhe në shkollën 'Gustav Majer' në rrugën Frosina Plaku, pranë 21-dhjetorit. Sakaq, kontrolle ka patur edhe në gjimnazin 'Sami Frashëri' në kryeqytet.

Pas kontrolleve të policisë, mësimi vijon normalisht. 

Emaili qe shkoi ne adresat e shkollave ne Tirane 

Ora 10:24
Alarmi për bombë ishte fals, mësimi vijon normalisht, mësuesit qetësojnë prindërit e shqetësuar përmes grupeve në whats app

 

Alarmi për bombë që më pas rezultoi fals alarmoi shumë prindërit e nxënësve nëpër shkollat e Tiranës.

Në shkollën 9 – vjeçare “Gustav Majer’ policia ka qenë rreth orës 8 të mëngjesit për kontrolle në këtë shkollë. Fëmijët janë nxjerr jashtë në oborr në mëngjes për të kryer kontrolle.  Ndërkohë ka pasur dhe prindër që kanë shkuar për ti marrë fëmijët por më pas janë qetësuar nga mësuesit.

Ndërkohë shumë mësues kanë qetësuar prindërit përmes grupeve të ëhats ap duke u dërguar atyre dhe foto nga klasa ku ndodheshin dhe fëmijët që të vërtetonin se gjithcka është mirë dhe mësimi vijon normalisht

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet e filmuara mëngjesin e sotëm në shkollën :Gustav Majer”

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/05/2024 01:30

    Ju eshte derguar disa shkollave,por per mendimin tim eshte vetem nje tymues i pergjithshem per te humbur gjurmet.Shikoni ne cilen shkolle ka patur provim dhe e ka gjetur si menyre per te mos e bere,sepse me kujtohet ne kohen tone,e-mail nuk kishim,por ama shoket e klases /shpiken/ disa here, disa /metoda/ si te mos benim provimet sidomos ato te lendeve ekzakte e te mos diktoheshim.

    Përgjigju
  • Alb: 17/05/2024 12:10

    Ja ta gjesh kete dhe ta arrestosh eshte fatkeqesi,ky tipi qe dergo keshtu mesazhezh duke kercenu jeten e femijeve tane duhet sakatu, se di qekur jemi bo kaq europian si shtet respektojm cdo lloj funderine.

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/05/2024 11:49

    Mos o zot cpo na gjen me keto sekte te rrezikshme fetare Policia duhet ti vezhgoj te gjith keto grupe e individ Shteti duhet te mbyll te gjitha xhamit e shkollat qe jan financuar nga fondacionet arabe apo turke

    Përgjigju
  • Scutari: 17/05/2024 11:03

    E bëjnë këta politikanët që janë pas grupeve kriminale për të cilët janë lëshuar urdhër arreste!!

    Përgjigju
  • feja: 17/05/2024 10:15

    E tmerrshme cfare feje e tille , Allahu thote. Pupupu ca tmerriii ne emer te fese. Feja ju ka ngel ketyre. Vendet me te mbaruara ku njerezit vdesin kot ne emer te fese jane vended e trasha islamike. Zot na ruaj si spo degjojme Krishti do vrase do beje. pupupu ca rrace njerezit edhe shqipetaret e kosovaret po e puthin kete fe cdo dite e me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?