Foto nga vendi i ngjarjes

Alarm për bombë! Policia qëllon me armë një person në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani

16 Janar 2021, 22:36| Përditesimi: 16 Janar 2021, 22:49

  • Share

GJERMANI- Policia gjermane ka qëlluar një person të armatosur në aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit!

Qindra pasagjerë janë evakuuar pas alarmit për bombë, teksa në media është publikuar një video ku shihet një polic që drejton armën tek një person i shtrirë në tokë. Informacionet lidhur me këtë ngjarje janë të pakta.

"Për shkak të një operacioni policor, terminali 1 dhe stacioni i trenit janë të mbyllura në Aeroportin e Frankfurtit. Udhëtarëve u kërkohet të ndjekin udhëzimet e stafit të sigurisë. Si rezultat, mund të ketë vonesa, prandaj kontrolloni statusin e fluturimit paraprakisht në faqen e internetit të linjës ajrore. Do t’ju mbajmë të informuar sa më shpejt", njofton Aeroporti i Frankfurtit.

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit pas alarmit për bombë

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Y-3: 16/01/2021 23:30

    ku e degjuat ju krismen????? te tilla ngjarje jane po thuaj te perditeshme ne Aeroport, personi eshte nga Sllovenia dhe ka qe pa maske prandaj i eshte folur nga policia pergjigja qe ka kthyer dhe eshte munduar te largohet e ka acaruar situaten duke lene edhe bagaxhin, ne te njejten kohe eshte lajmeruar policia per nje person tjeter qe eshte me arme kjo ka detyruar policine te marri masa Slloveni dhe i ashtuquajtur personi tjeter eshte nje grua te dy jane te pastre dhe bledhin shishe ne Aeroport jane duke u marre ne pyetje nga policia https://www.presseportal.de/blaulicht/pm/74262/4813945

    Përgjigju
    • Pjeter: 17/01/2021 14:59

      Bravo,dhe flm per informacionin.Kam te aferm qe duhet te bejne shkalle aty,dhe personalisht nuk po kuptoja se cpo vehej realisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?