Foto ilustruese

Alarm për bombë në Podgoricë, mbyllen shkollat fillore, nuk u gjet asgjë

12 Dhjetor 2022, 15:15| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 15:20

  • Share

Disa shkolla fillore në Podgoricë janë mbyllur pas njoftimit për vendosjen e bombave. Njoftimi ka ardhur nëpërmjet postës elektronike. Ministria e Arsimit ka reaguar menjëherë pas këtij njoftimi duke thënë se nxënësit dhe punonjësit duhet të largohen menjëherë nga ambientet e shkollave. Sipas mediave vendase, nxënësit u evakuuan menjëherë nga policia dhe nisi kontrolli i vendit për gjetjen e bombave, por pas kërkimeve të shumta nuk u gjet asgjë. 

 “Duke pasur parasysh se në periudhën paraprake jemi përballur me raportime të këtij lloji, të cilat fatmirësisht kanë qenë të rreme, ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë me qetësi dhe përmbajtje, sikurse në rastet e mëparshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?