Dëmtimi i Lionel Messit

Sport

Alarm te Inter Miami, Lionel Messi lë fushën i dëmtuar

4 Gusht, 15:37| Përditesimi: 4 Gusht, 15:44

  • Share

SHBA - Inter Miami e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Ligës, por shqetësimet në kampin amerikan janë të mëdha pas dëmtimit të Lionel Messit në minutën e 11-të të sfidës ndaj meksikanëve të Necaxa.

Takimi i zhvilluar në Florida përfundoi me sukses për skuadrën e Javier Mascheranos, e cila triumfoi pas gjuajtjeve të penalltive me rezultatin 5-4, pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt. Megjithatë, lajmi kryesor erdhi shumë herët gjatë ndeshjes, kur kapiteni argjentinas u detyrua të braktisë fushën për shkak të një dëmtimi.

38-vjeçari u rrëzua në tokë pas një aksioni personal ku u përplas me mbrojtësin meksikan Alexis Peña. Edhe pse stafi mjekësor i Inter Miami tentoi rikuperim të shpejtë, Messi nuk ishte në gjendje të vijonte dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes. Në vend të tij u aktivizua mesfushori Federico Redondo.

Ky është një episod shqetësues për Inter Miamin, që tashmë pret me ankth rezultatet mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit të yllit të skuadrës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?