Alarmi i arsimit, pedagogu Mehmeti: Ka më pak regjistrime në shkollë prej mentalitetit dhe arsyeve ekonomike! Andoni: Shqetësuese edhe kërkimet në Universitete

4 Prill 2023, 19:35| Përditesimi: 4 Prill 2023, 19:48

  • Share

Pedagogu Ndriçim Mehmeti thotë se rënia e regjistrimit të nxënësve në shkolla vjen për arsye ekonomike dhe të mentalitetit. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Mehmeti thotë se ekziston ende mentaliteti që fëmijët të mos ndjekin studimet duke sjellë kështu braktisjen e shkollës.

Sipas tij, shkak është edhe infrastruktura se duhet të bëjnë kilometra të tërë për të shkuar në godinën e universitetit apo shkollës. Prej mentalitetit thotë se lindin edhe klasat kolektive që s’bëjnë gjë tjetër veçse sjellin analfabetë funksionalë.

“Ne në të ardhmen do kemi më pak nxënës, më pak të rinj. Kemi ulje të dukshme dhe është kronikë e një krimi të paralajmëruar. Dihej se kështu do të ndodhte se krimi po shkonte poshtë e më poashtë një lënie në rënie të lirë të arsimit. Ne kemi më pak nxënës për shkak të emigrimit dhe migrimit të brendshëm, për shkak të braktisjes së shkollave. Arsyet janë ekonomike, të mentalitetit që s’i lënë të vijojnë shkollën. Nuk kemi mundësi që ta ndjekë shkollën sepse shkollat janë të shkatërruara në atë farë mase sa ti duhet të bësh kilometra rrugë për ta çuar fëmijën dhe nuk ke as mundësi ekonomike. Pastaj lindin probleme të tjera edhe prej mentalitetit. Klasat kolektive nuk nxjerrin gjë tjetër vecse analfabetë funksionalë, çka do të thotë di të lexojë një fjali, por nuk i di kuptimin. Nëse i thua 4*4+2 bëjnë 18, nuk di ta interpretojnë”, tha Ndriçim Mehmeti.

Ndërsa analisti Ben Andoni e cilësoi situatën në vend të dhimbshme duke thënë se shqetësuese janë edhe studimet universitare, ku pjesa kërkimore nuk lidhet aspak me zhvillimin e vendit.

“Jemi në një situatë të dhimbshme. Parashikimet e lëvizjeve të brendshme por edhe trendit të ikjes së madhe të qytetarëve shqiptarë. Më ka shqetësuar fakti për studimet universitare ku dua të veçoj pjesën kërkimore. Jo vetëm ka mbetur në fazat e para por nuk janë fare adekuate me zhvillimin e vendit”, tha Andoni.

Një analizë e INSTAT tregon si po tkurret numri i të rinjve në vend, ku rënia më e fortë në Berat dhe Gjirokastër. Përkeqësimi i Raportit Neto të Regjistrimit në arsimin parauniversitar vjen kryesisht nga dy faktorë:

-Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile. “Fatkeqësisht vihet re një përkeqësim më i madh i treguesve të shkollimit, jo vetëm në arsimin e mesem, por edhe atë të  detyruar, të vajzave.

-Së dyti, ky ndikim shfaqet sa më shumë largohemi nga viti 2011, që është viti kur është kryer Censi i fundit i regjistrimit të popullsisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 04/04/2023 22:41

    Armiku më i vrazhd i Shqiptarëve sot ështé Edvin shkjau shqipfolës me gjakë serborus në trupin e tij të mjerë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?