Alarmi i banorëve në Fier: Ujqërit dhe çakejtë po bëjnë kërdinë, rrezikohen dhe fëmijët, bëjmë roje natën

20 Gusht 2020, 19:48| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 19:59

  • Share

Ujqërit dhe çakejtë janë kthyer në një rrezik serioz për banorët fshatit Povelc e Darzezë të Fierit. Ata bëjnë kërdinë në bagëti e shpendë, por mjaft të rrezikuar janë dhe fëmijët. Sipas banorëve kafshët e egra shfaqen nga pylli Bishtmbret, ndërsa kjo problematikë ka tre vite që i shqetëson. Ata kërkojnë marrjen e masave, pasi blegtoria është e vetmja mundësi mbijetese për ta.

Ujku është pothuajse i përnatshëm këtu, po mos ta ndjejmë që në moment ai të bën hatanë. Para një muaji ma mori kafshën. Çakalli ka frikë nga ujku, kur nuk i ndjen çakejtë është ujku në zonë. Kur largohet ujku që këtu fillojnë çakejtë ulërijnë” u shpreh një banor.

Sipas ish-kryeplakut të fshatit tufat e ujqërve kanë ngrënë brenda një nate edhe 18 krerë bagëti. Në pamundësi të një zgjidhje, ai tregon se për të mbrojtur bagëtitë, familjet e zonës janë të detyruar të bëjnë roje.

Sot e 3 vjet ka rënë ujku këtu në fshat dhe kanë ngrëne 18 krerë bagëti brenda në vathë. Kanalet janë pa pastruar dhe ai rri në kanal freskët. Edhe pardje po bën 2-3 ditë i ka marrë një gjitonit tonë këtu 3 krerë qengja. Ne këtë zanat kemi vetëm që rrimë mblidhemi familjarisht e ruajmë mallin që të mos hyjë këtu brenda” u shpreh ish-kryeplaku.

Për sa kohë nuk do të merret një zgjidhje për këtë problem, këta kafshë të egra do të jenë një kërcënim për banorët e fshatit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gracka: 21/08/2020 11:14

    Studjoni historine e te pareve tuaj, ngrini cargje, laqe, dhe mundesisht ndonje cope mishi te helmuar, se te beni roje cdo nate do merziten grate qe nuk kane burrat ne shtepi

    Përgjigju
  • Peti: 21/08/2020 07:57

    ......mos janë lepuj re amani

    Përgjigju
  • Koke Cepi: 20/08/2020 23:52

    Hapu ujku se te shqeu Loni

    Përgjigju
  • A. N.: 20/08/2020 23:28

    Kujt ti ruhemi me pare ngaqe kemi edhe ne pushtet ujqer e cakej.

    Përgjigju
  • Jim: 20/08/2020 23:16

    Keta katundaret jane jane pjerdhur nga mende Mos duhet te vije qeveria tju beje roje Mbani qen Si te paret tuaj.

    Përgjigju
  • Eeeeee: 20/08/2020 23:09

    Po sallator ka në Darëzezë

    Përgjigju
  • Ilo: 20/08/2020 22:27

    Mish te helmuar se me cifte eshte e rrezikshme, pastaj mund te konsiddrohet si veper penale ne kuader te moratoriumit per gjuetine.

    Përgjigju
  • Koka: 20/08/2020 22:13

    Beni si kane bere te paret tuaj. Mbani qen stani. Dhe perpiquni te bashkejetoni. Ata kan qene para nesh ne kete toke apo shfarosja eshte menyra e vetme si cdo here per ju??

    Përgjigju
  • ymeri: 20/08/2020 20:52

    MERRNI CIFTE DHE VRITINI,,,OSE HIDHINI MISH TE HELMUAR NEPER ARA...

    Përgjigju
    • Durresi: 21/08/2020 11:21

      Cfare thua or jahu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?