Kosova & Rajoni

Alarmi i rremë për bombë 'ngre në këmbë' Policinë në Shkup, evakuohen disa institucione dhe bllokohen rrugët në qendër të qytetit! Situata rikthehet në normalitet pas disa minutash

30 Nëntor 2021, 20:18| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 20:19

  • Share

Një alarm për bombë në qendër të Shkupit ngjalli jo pak frikë e panik mbrëmjen e sotme, duke bërë që të evakuohen një pjesë e institucioneve si Teatri Kombëtar, Prokuroria Publike e Ministria e Punëve të Jashtme si dhe u bllokuan disa rrugë pas vendosjes së perimetrit të sigurisë.

Duket se alarmi ishte i rremë, teksa situata u rikthye në normalitet pas disa minutash, ndërsa Ministria e Brendshme i kërkoi qytetarëve që të mos panikosen pasi situata është nën kontroll.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se masat u ndërmorën pas një denoncimi për një sulm të mundshëm. Pas kontrolleve të imtësishme rezultoi se alarmi ishte i rremë, teksa Ministria thekson se po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacion duke shkaktuar panik te qytetarët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?