Spanjë- Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit paralajmëroi javën e kaluar për instalimin në Lleida të mafias ndërkombëtare, veçanërisht shqiptare, serbe dhe marokene, të dedikuara ndaj kultivimit dhe trafikimit të marijuanës, që "përdorin fuqinë punëtore të huaj në një regjim shfrytëzimi afër skllavërisë".
Por si përkthehet ky alarm në shifra?
Një nga treguesit që e shpjegon këtë është se aktualisht Qendra Penitenciari Ponent ka 57 të burgosur me kombësi shqiptare, prej të cilëve 52 janë të privuar nga liria për arsye të shëndetit publik (drogë) – pesë të tjerët janë të privuar nga liria për grabitje – sipas të dhënave nga Departamenti i Drejtësia deri më 11 shtator.
Ata janë të gjithë burra dhe vetëm njëri nga këta 52 është duke vuajtur dënimin. Pjesa tjetër, 51, janë në paraburgim në pritje të gjykimit.
Burime policore dhe gjyqësore sqarojnë se pjesa dërrmuese janë të ashtuquajturit 'kopshtarë', përgjegjës për rritjen dhe ruajtjen e plantacionit, të cilët banojnë aty nëpër çadra.
Për më tepër, gjykatat diktojnë hyrjen e tyre parandaluese në burg për dy faktorë: rrezikun e lartë të arratisjes për t'iu shmangur veprimit të drejtësisë – nuk kanë adresë të njohur në shtet – dhe të përsëritjes së krimit, shpjegojnë të njëjtat burime. Aktualisht, ata janë 8.4% e të burgosurve të Ponent (619 në total), raporton "Segre".
Po kështu, në burgjet e Katalonjës janë tashmë 172 të burgosur me kombësi shqiptare, prej të cilëve 137 janë të privuar nga liria për trafik droge. Domethënë, 37.9% ndodhen në burgun e Lleidës – një në tre – këtë vit forcat e policisë kanë kryer bastisje të shumta, kundër kultivimit të marijuanës.
Përveç kësaj, Endesa ka zbuluar në gjysmën e parë të vitit, 17 lidhje të paligjshme energjie, që ushqenin plantacionet e marijuanës në rajonet e Lleidës.