Policia kontrolle pas alarmit për bombë

Kosova & Rajoni

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

6 Korrik, 08:50| Përditesimi: 6 Korrik, 16:55

  • Share

Kosovë-Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me kërcënimin me bombë një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës. Sipas policisë, bazuar nga hetimet e deritanishme, kërcënimet kanë ardhur përmes një numri telefoni, i cili dyshohet se është nga Serbia.

Blutë bëjnë me dije se do të vazhdojnë hetimet për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimiit që janë përdorur në këtë kërcënim.

"Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia. Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim", njofton policia për mediat.

Kujtojmë se pas kërcënimeve për bombë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, Policia nisi kontrollin e ndërtesës dhe makinave që gjenden në parkingun e këtij institucioni.

Ndërkohë, deputetët, punonjësit dhe gazetarët u larguan nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit.

Dje ishte hera e 42-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues. Për dallim nga grumbullimet e kaluara, në takimin e e një dite më parë të pranishëm ishin vetëm 74 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Ky dështim i radhës erdhi pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik.

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?