Foto nga bregdeti Kujukuri, Japoni

Bota

Alarmi për cunam në Japoni/ Ambasada e Shqipërisë në Tokio mesazh për shqiptarët: Respektoni udhëzimet e autoriteteve lokale

30 Korrik, 11:03| Përditesimi: 30 Korrik, 11:10

  • Share

Ambasada e Shqipërisë në Tokio, përmes një postimi në rrjetin zyrtar në Facebook, ka përcjell një mesazh me rëndësi për  të gjithë shqiptarët që ndodhen në Japoni, lidhur me alarmin për cunam që është lëshuar në vend pas tërmetit.

Amabasada shqiptare u bën thirrje shqiptarëve të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në njoftim.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 8.8 u regjistrua pranë bregdetit të gadishullit Kamçatka, duke shkaktuar paralajmërime për cunami në shumë vende përgjatë bregut të Oqeanit Paqësor.

Në Kamçatka, disa persona janë lënduar, ndërsa në një pjesë të madhe të bregdetit lindor të Japonisë – i cili ishte goditur rëndë në tërmetin dhe cunamin katastrofik të vitit 2011, është urdhëruar evakuimi i popullatës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?