Nora Malaj, pedagoge dhe ish zv/ ministre e Arsimit përgëzon operacionin e policisë të koduar “Tempulli” ndërsa vë në dukje se shoqërisë iu vu përpara syve kjo problematikë shqetësuese.
“Aksioni hapi petët e lakrorit dhe na tregoi disa të vërteta që duhet ti pranojmë” thotë Malaj që iu bashkangjit diskutimit në studion e emisionit “Përballje’ në Report Tv përmes lidhjes me skype.
Ndërkohë eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tregon si veprojnë grupet e shpërndarësve të drogave.
“Janë mbi 4 mijë persona që merren me shpërndarjen e drogës. Të gjitha janë ndarë me zona influence, ashtu si dhe lypësit. Veprohet me zona influence“, tha ai.
Ish zv/ministrja Malaj e quan lajm të mirë që duhet duartrokitur fakti që ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit ndërmorën një marrëveshje të përbashkët për të forcuar sigurimin e ambienteve të shkollave
Lajmi i mirë është dhe që kemi një koordinim jashtëzakonisht të mrië të prokurorisë, policisë dhe institucioneve që duan ti hyjnë në themel këtij problemi. Duhet përshëndetur puna e të gjithë institucioneve” vijon më tej Nora Malaj.
Lajmi kryesor:
Megaoperacioni 'Tempulli' nuk ndalet'/ Drejtori i Policisë së Elbasanit garanton: Do të ketë arrestuar të tjerë! Ka shumë të evidentuar
SI.E.//ReportTv.al