Mbretëresha Elizabet

Alarmohen autoritetet britanike, mediat: Mbretëresha do të vritej për Krishtlindje me hark dhe shtizë

27 Dhjetor 2021, 17:53| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 17:57

  • Share

Policia dhe inteligjenca britanike në alarm! Një 19-vjeçar është arrestuar pasi sipas mediave synonte të vriste mbretëreshën Elizabet në kështjellën Windsor, gjatë Krishtlindjes. 

I dyshuari Jaswant Singh Chail, sipas ‘The Sun’ konsiderohet si një person me probleme mendore, kishte publikuar një video, në të cilën shfaqet një person i maskuar duke thënë se dëshiron “të vrasë Mbretëreshën”, në një mision “hakmarrjeje”.

Policia britanike konfirmoi se hetuesit po “shqyrtojnë përmbajtjen e materialit filmik” pas arrestimit të një 19-vjeçari nga Southampton.

Ai u arrestua 500 metra larg apartamenteve private të Mbretëreshës, brenda territorit të kështjellës, ndërsa dyshohet se ishte i armatosur me një hark.

Pallati Buckingham ka refuzuar të komentojë incidentin. Fillimisht, personeli i kështjellës dyshoi se bëhej fjalë për një person që kishte shkelur perimetrin e sigurisë. Por, më pas zbuluan armën dhe videon e adoleshentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?