Foto ilustruese

Bota

Alarmohet OBSH! Sëmundja misterioze vret më shumë se 50 njerëz, përhapja filloi pasi tri fëmijë konsumuan një lakuriq të ngordhur

26 Shkurt, 08:00| Përditesimi: 26 Shkurt, 08:08

  • Share

Një sëmundje misterioze i’u ka marrë jetën më shumë se 50 njerëzve në Republikën Demokratike të Kongos vetëm disa orë pas fillimit të simptomave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjekët në Kongo thanë se koha midis shfaqjes së simptomave dhe vdekjes ishte vetëm 48 orë në shumicën e rasteve. OBSH e përshkruan këtë përhapje si një “kërcënim të rëndësishëm për shëndetin publik”.

Zyrtarët besojnë se përhapja filloi më 21 janar dhe 419 raste janë regjistruar që nga e hëna, duke përfshirë 53 vdekje. Sipas zyrës së OBSH-së në Afrikë, rastet e para filluan në qytetin Boloko pasi tre fëmijë thuhet se konsumuan një lakuriq të ngordhur. Ata vdiqën 48 orë pasi shfaqën simptoma të etheve hemorragjike, gjakderdhje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh dhe simptoma të tjera.

Lajmi vjen pasi mjekët paralajmëruan spastrimin e Qendrës së kontrollit të sëmundjeve të Presidentit Donald Trump dhe ndalimin e komunikimit me OBSH-në.

Gjatë një deklarate të dhënë OBSH tha se numri i shpërthimeve nga sëmundjet që vijnë nga kafshët te njerëzit është rritur me më shumë se 60 % në Afrikë në dekadën e fundit.

Pasi filloi përhapja e dytë e sëmundjes misterioze në qytetin e Bomate më 9 shkurt, zyrtarët dërguan mostra nga 13 raste për testim. Të gjitha mostrat kanë qenë negative për Ebolën dhe sëmundje të tjera hemorragjike si Marburg, megjithëse disa mostra ishin pozitive për malarien.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 26/02/2025 10:52

    PO PSE MOS TE ALARMOHET obsh se eshte ndalur vaksinimi se ajo eshte arsyeja kryesore te vdesin sa me shume njerez , te smuren sa me shume se qellimi deri ne fund eshte reduktimi i popullates qe keta zoterij te jetojne te lumtur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?