Gjykata ku u ngrit alarmi

Alarmoi gjyqtarët dhe policët për bombë në gjykatë, arrestohet 51 vjeçari grek, deklarata e tij: E bëra për shaka

12 Nëntor 2022, 08:22| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 08:26

  • Share

Policia greke ka arrestuar një person ditën e djeshme pasi kishte bërë një telefonatë ku jepte alarm për bombë në një prej gjykatave. Telefonata e tij alarmoi të gjithë trupën gjykuese dhe qytetarët që ndodheshin pranë gjykatës.

Policia evakuoi zonën përreth dhe qentë e trajnuar u çuan në vendngjarje për të kontrolluar lidhur me bombën që u paralajmërua.

Në fund rezultoi se telefonata kishte qenë një mashtrim, ndërsa 51 vjeçari i arrestuar deklaroi se thjesht kishte bërë një shaka.

Mediat greke, bëjnë me dije se i arrestuari akuzohet për kërcënim të rendit publik dhe prishje të seancave gjyqësore. Dy javë më parë, incidente të ngjashme ndodhën në Chania , në Muzeun Arkeologjik dhe në një supermarket .

Duhet theksuar se shaka të tilla në Heraklion kanë ndodhur edhe në fund të tetorit me një zë femëror që paralajmëronte ekzistencën e një bombe.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?