Bota

Alaskë, rekord i ngrohti, temperatura mbi 30 gradë Celsius

6 Korrik 2019, 13:08| Përditesimi: 6 Korrik 2019, 13:10

  • Share

4 korriku 2019 do të hyjë në librat e historisë të Alaskës, por jo për Ditën e Pavarësisë,  temperatura i ka tejkaluar 30 gradët në Anchorage, një qytet bregdetar dhe më i ftohti në Shtetet e Bashkuara, ku 32.2 gradët e regjistruara, praktikisht janë të njëjta si në Miami, Florida. 

Autoritetet anuluan shfaqen e fishekzjarreve, e planifikuara për Ditën e Pavarësisë, për shkak të klimës "jashtëzakonisht të thatë".

Rekordi i mëparshëm në Anchorage është 29 gradë dhe daton në vitin1969, ndërsa temperatura mesatare këtë sezon është rreth 18 gradë.

Gjatë muajit qershor në shtetin amerikan, një pjesë e të cilit ndodhet brenda Rrethit Arktik, temperaturat ishin mbi mesatare.

Shërbimi Kombëtar i Motit u ka bërë thirrje njerëzve të pijnë shumë ujë, të kërkojnë hije dhe të veshin rroba të lehta.

Ngrohja Alaskan në vitet e fundit është e lidhur sipas ekspertëve pjesërisht me ngrohjen e Oqeanit Arktik.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?