Reali i Madrid-Alaves

Alaves fut në krizë Real Madridin, United bën përmbysje të ‘çmendur’

6 Tetor 2018, 20:56| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 21:03

  • Share

Në “La Liga” Reali i Madridit është zyrtarisht në krizë. Pas humbjes me Seviljan dhe barazimit me Atletico Madridin, ka ardhur një tjetër humbje.

Këtë herë 3 pikët kundër “galaktikëve” i ka marrë Alavesi, skuadra që nuk njihte fitore prej 12 ndeshjesh në shtëpi kundër “Los Blancos”.

Në “Premier League” Old Traford është bërë dëshmitar i një super përmballje. Skuadra e Jose Mourinho-s, Manchester United është rikthyer te fitoret në sfidën kundër Neëcastle, edhe pse këta të fundit kishin kaluar në avantazh të dyfishtë.

Fillimisht goli i Matës, më pas i Martial dhe në minutat ekstreme i Sanchez, duket se kanë shpëtuar përkohësisht trajnerin portugez që është afër shkarkimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?