Ndoqa me vëmendje dhe e alarmuar konferencën për shtyp të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministrit të tij të brendshëm. Albin Kurti nuk ka folur me askënd për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës, as me KFOR-in, as me serbët, as me familjarët e tre policëve të Republikës së Kosovës, të rrëmbyer. Ai pret përgjigje nga të gjithë. Ai nuk flet, si të ishte një qytetar i thjeshtë i Prishtinës dhe jo një kryeministër që i ka të gjitha mundësitë, rrugët, mjetet për t'i dhënë informacion qytetarëve.
Pyetjeve profesionale dhe të zgjuara të gazetarëve të Kosovës ata jo vetëm që iu shmangen, por edhe janë ofenduese të inteligjencës duke i akuzuar se po bëjnë pyetje që i shërbejnë Serbisë! Me familjarët e tre policëve po flet Ministria e punëve të jashtme. Pra, një kryeministër i një shteti të ri e të vogël, nuk e sheh të nevojshme të dialogojë, të negociojë e të bashkëpunojë për të marrë më të mirën për tre qytetarët dhe shërbëtorët e shtetit të tij. Të paktën për t’i qetësuar, për të treguar se ai si kryeministër po bën të pamundurën. Si mund të ndjehen qytetarët e Kosovës kur i mandatuari i tyre vepron si një fëmijë i idhnuar, në vend të një kryefamiljari që mendon për të zgjidhur problemin?
Nga një anë thotë se për atë zonë që është kryer rrëmbimi, përgjegjëse është KFOR dhe se ushtria e Kosovës nuk e kalon lumin Ibër, dhe nga ana tjetër nuk shpjegon se pse u lanë të pambrojtur policët në atë zonë kaq të rrezikshme.
Përsërit e ripërsërit që “Unë respektoj ligjin! Jemi vend demokratik! Jam kryeministër i drejtë!”. E përsërit i pandjeshëm ndaj një situate tepër delikate dhe i paditur që dialogu me armikun është kryer që në lashtësi të njerëzimit dhe se negociatat dhe informacioni është një pasuri për popullin e tij.
Por, Albin Kurti dhe ministri i tij nuk flasin me askënd. As me KFOR dhe as me kundërshtarët. Madje, siç dihet tashmë, nuk dëshiron dhe thumbon dhe këshillat e Shqipërisë.
Është alarmante ngurtësia e kryeministrit aktual të Kosovës dhe kjo ngurtësi, nëse nuk ndryshon, do të thyhet në kokë të tij dhe të njerëzve të brishtë në këtë histori.
Deri tani po u tregon shqiptarëve se faji nuk është i tij, faji është vetëm i të tjerëve, madje dhe i gazetarëve që e bezdisin me pyetje dhe që ai u thotë se “Kjo është konferencë shtypi dhe jo intervistë!”.
Zoti dhe aleatët e përhershëm mendofshin për Kosovën! Kryeministri dhe ministrat e tij, nuk dinë dhe nuk flasin me asnjë njeri! Vetëm akuzojnë të tjerët!
Mua m'e alarmon mefshtesia dhe pergjumja e qytetarise kosovare,sepse kursi transparent destabilizues i a.kurtit ka shume kohe qe ka nisur.
PërgjigjuTe njejten shije la dhe tek une konferenca per shtyp. Dikush qe mendon se di gjithça, por nuk kishte asnje pergjigje ndaj pyetjeve te gazetareve. Pyet KFOR-in pse ndodhi rrembimi, pyet qeverine e Serbise pse arrestohen qytetaret e Kosoves. Foli vec per Llunen dhe shtetin e se drejtes, por qe s'ka kapicetet ligjzbatuese per ta ushtruar ne gjithe territorin. Komplet politikan injorant, instiktiv dhe pa vizion.
PërgjigjuDoli edhe nje tjeter luan tastiere. Ate po kerkon Albini, shtrirjen e juridiksionit te qeverise se Kosoves ne te gjithe territorin e shtetit, por nuk e lene. Rrembimi eshte bere ne veri qe eshte nen juridiksionin e KFOR-it. Rrembimi mbase eshte bere me dijenine e KFOR-it se nuk guxon ushtria serbe te hyje ne Kosove. E gjitha per te detyruar qeverine e Kosoves te beje sic duan ata. Politika amerikane ka ndryshuar, po afrohet me Serbine. Ne politike nuk ka miq te perhershem, vetem interesa te perhershme.