Alba Malltezi: Katër të vrarët e 21 janarit 2011 i përgjigjen sot Sali Berishës

23 Janar 2023, 13:02| Përditesimi: 23 Janar 2023, 13:25

  • Share

Meqë Shteti nuk përgjigjet për ta, meqë djemtë e vajzat e drejtësisë nuk mundën as pas 12 vitesh të identifikojnë dërguesit dhe ekzekutorët e 4 protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, atëherë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika kanë një përgjigje për Sali Berishën sot, nga bota e përtejme! Pikërisht sot, me 23 janar 2023, kur Sali Berisha pa asnjë problem cilëson se të katërt u vranë në një përpjekje “të një grushti shteti”.

Ja fjalët e tyre:

“Ne u vramë jashtë kangjellave të kryeministrisë zoti Sali Berisha, ish-kryeministër! Asnjë prej nesh nuk u fut brenda gardhit, asnjë prej nesh nuk sulmoi qeverinë, sepse ne e respektojmë Shtetin! Për atë Shtet ishim në protestë, për atë Shtet që po keqpërdorohej. Ne na këputën plumbat e Gardës së Republikës, ndërsa protesta ishte drejt fundit. Ne shprehëm kundërshtimin tonë për korrupsionin dhe do të ktheheshim secili në shtëpi, pranë familjes. Ne nuk ishim puçistë, nëse kishte vërtetë puçistë aty, ju atyre nuk iu prekët as qimen e flokut, jo më t’i qëllonit. Plumbat e Gardës na morën jetën, neve, njerëzve të thjeshtë të Shqipërisë. E dhatë ju urdhërin? U thatë ju të qëllonin në trupat tanë? E dimë, është e vështirë sot të kuptojmë se kush qe zëri i zi që mori vendimin që plumbat vdekjeprurës të kapnin kë të mundnin, por besuam se shkenca, pasioni për të vërtetën, fjala e dhënë për drejtësinë do të bënin të pamundurën të bashkonin grimcat e mbetura nga vendngjarja e pastruar me kujdes dhe zhdukja e fakteve e të tregonin atë që e besojnë të gjithë: Ne të katër, zoti ish-kryeministër nuk ishim puçistë. Ne të katër ishim në pika të ndryshme të Bulevardit. As nuk e njihnim njëri-tjetrin, as nuk kishim ndonjë plan puçist kundër jush. Sot jemi të katër nën dhe’, pa një shpjegim, pa një arsye. Përse ne? Përse Garda, me njerëz të stërvitur dhe të specializuar na goditi pikërisht ne? Sot të dëgjuam qartë kur përsërite se do të bëhej puç shteti atë ditë, e ke thënë shpesh. Si të të besojmë kur që atë ditë the se u vramë nga njëri-tjetri apo nxorrë dy mjekë ta mbronin këtë tezë? Si të të besojmë përsëri kur zhduke të gjithë filmimet e kamerave të kryeministrisë? Si të të besojmë kur përndoqët gazetarin që u plagos dhe për fat të mirë është sot gjallë, ndryshe nga ne? Jo vetëm atë, Fatos Mahmutajn, por edhe familjen e tij që të mos thonte të vërtetën. Por ju keni të drejtë të thoni çfarë të doni se Drejtësia, djemtë e vajzat tona më të mirë, nuk po na sqarojnë, na lanë kështu, të trishtuar edhe këtu ku jemi. Ndoshta nuk na e kanë ngenë, ndoshta janë të zënë me të tjera gjëra, por ne jemi këtu, vazhdojmë të pyesim: Përse Garda e Republikës që ju ruante ju zoti Berisha, na vrau ne? Jashtë kangjellave të kryeministrisë, atë ditë të vranët të 21 janarit 2011?”.

Sigurisht që fjalët e mësipërme nuk mund të jenë të 4 të ekzekutuarve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ata të katërt flasin me trupat e tyre, sepse të gjitha kufomat flasin, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për t'ua mbyllur gojën. 

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 24/01/2023 11:44

    e drejta do dale nje dite! gjaku i tyre nuk do behet uje. Ngushellime familjareve te deshmoreve te atdheut!

    Përgjigju
  • gucja: 24/01/2023 09:09

    ke te drejte moj zonje, por kujt ja thua...nje krimineli te pashpirt qe shfarosi gjithe burrat e Tropojes, qe suden edhe xhaferrin i quante te ndershem, qe vrau klyshin e vet trafikantin azem hajdari dhe beri gruan e tij gjyqtare, nga nje banakiere ne Librazh ?! Qe hyri me gjithe arkiovol ne km ne 98 dhe sot ka surrat dhe flet per puc te disa qyqareve ne mes te rruges me duar ne xhepa, qe masakoroi 26 vete ne gerdec, pasi i biri ishte zot i trafikut te armeve atje?!...e sa e sa gjynahe pa fund ka ky bastard qe e shkaterroi kete vend !!!

    Përgjigju
  • Pandi: 24/01/2023 01:27

    Qe Berisha eshte psikopat nuk ka medyshje. Dhe pergjegjes per reagimin kriminal qe solli kater te vrare te pafajshem! Ashtu si dhe ish vartesi i tij i kohes Basha apo teveqeli Prendi! Sidoqofte, eshte me rendesi themelore qe te siperpermendurve duhet tu shtohen dhe mos mbulohen nga askush ata te cilet organizuan nje bande kriminale per te nxitur trazire dhe dhune ne menyre per qellime mafioze propogande. Pra per Edi Rama, Tom Doshi, Frroket e te tjere! Sidomos Rama qe pushtetin e tij kriminal te korruptuar e ka ndertuar mbi gjakun e ketyre te pafajshemve. Turp!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 23/01/2023 15:45

    OK Alba:Sb është bërë kriminel për pushtet e para që në 2 prill 1991 Shkodër me 4 dëshmor.Vazhdoi me vjedhjen e votave 1996.Sajoi firmat piramidale 97 duke vjedhur Shqipëtarët 100 %.Bëri grushtin e Shtetit 98 pasi nxori në pritë për vrasje të Azem Hajdarit.Në 2008 organizoi HIROSHIMËN e GËRDECIT me 27 të vrarë(Plus K.Trebickën në Leskovik).21 janari ishte KRIM shtetror për shembjen e demokracisë për ti mbyllur gojën opozitës. -Gjat pushtetit të tij vodhi,Shkatërroi,Shiti për skrap 500 ekonomi Kombëtare të mbi 350 mild.$ të 46 viteve dhe vrarë mbi 20.000 njërz ku 200 në Tropojë.4000 për pronat,3000 në 97..dhe 15 titullar të PD i helmoi dhe i çoi dhe i pruri të vdekur nga Torino Itali. -Ndaj S.Berishës nuk i bën më përshtypje se çfar bën.Ai është psikopat që në vitet 70 dhe kurohej nga mjeku YLVI VEHBIU i cili iku në SHBA dhe vdiq Atje nga frika e Sb Predident..TMERR i Shqipëtarëve në 32 vite. -Në këto kushte nuk vepron edhe SPAK nga frika e tij.Pasi e pësojnë si Prekurori mirë XHEVAT HANA që deshi të zbardhte zhdukjen e REMZI HOXHËS nga SHIK i B.Ga zidedes(Sb dora vet) Lavdi 4 dëshmorëve që vrau Sb,Lb,Np,Allupo..

    Përgjigju
  • Ela: 23/01/2023 14:56

    Bravo Alba,shkrim renqethes por nuk ndjen gje sali berisha ,as Ilir Meta se nuk e kane per here te pare.nuk i ben pershtypje qe mallkimi i tyre i ra mbi mbesen e vet,as ajo nuk i dhimbset.atij i dhimbset Argita ,liria dhe Zeni te tjeret ..... Ja ky eshte katrani i shqiperise.kete dhe djalli e ka zili.kete e mbron vdekja jo jeta dhe zoti,ky eshte si ajo merimanga e zeze qe vetem te fus ne rrjet shqipetaret.ndersa Ilir meta eshte me plot gojen ndyresire,bashk me ate pisen e vet.fshatare ne gjeneze,qe leku dhe se u zbukuruan prap duken si uturaket e shtepise se lindjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?