Të hedhësh në erë një hotel të tërë buzë shëtitores në Sarandë, duhet ta ndjesh veten përmbi qytetarët e këtij qyteti të mrekullueshëm, përmbi institucionet, përmbi bukurinë që me mundim po mbledh veten, përmbi ekonominë, turizmin, përmbi qytetarinë e përmbi Shtetin.
Në Shqipëri, në forma dhe përmasa të ndryshme disa individë e ndjejnë vetem pikërisht kështu: Të autorizuar të bëjnë gjëmën! Të autorizuar të bëjnë namin nëse në një konflikt punët nuk shkojnë ashtu siç ata dëshirojnë, prandaj dhe heshtja pas tritolit ishte akoma më e zhurmshme. Asnjë autoritet nuk ka dalë akoma të sqarojë qytetarët, asnjë autoritet nuk ka dalë të japë shpjegime se ç’ishte ai megashpërthim që zgjoi nga gjumi të tmerruar një qytet të tërë.
Në vend që Shteti të ishte i pranishëm me forcën e tij për të dhënë zemër, kurajo, shpjegime të menjëhershme pikëpyetjeve të shumta që ngriheshin nga çdo zemër sarandiote, vetëm një gazetar i Report TV rrotullohej e rrotullohej rreth rrënojava pa marrë asnjë përgjigje.
Prishje imazhi? Frikë se lajmet dëmtojnë turizmin? Nuk është heshtja zgjidhja e plagëve tona që i kemi mbuluar me pak betonarme. Nuk është mungesa e informacionit dhe transparenca totale dhe e menjëhershme e asaj që ndodhi: 30 kilogramë tritol në zemër të një qyteti! Terroristët kanë mbërritur mes nesh, apo është një i çmendur që nuk pret një proces gjyqësor që e ka marrë vendimin pa pyetur për të tjerët? Nëse sot nuk ndjehet Shteti, të tjerë të çmendur do ta ndjejnë veten përherë e më të autorizuar të bëjnë atë që askush nuk e pret.
Po 10 vjet sorollatje gjykatash, i paska ikur petlla robit. E ka ber si Francesca Cimarosa për tu çliruar nga makthi i pafund.
Përgjigjuky eshte shteti me gjytar me 6 muj kurs ne plepa