Sport

Boksieri shqiptar Alban Beqiri në gjysmëfinale të Botërorit të boksit, rezultat historik në Serbi

2 Nëntor 2021, 21:59| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 22:13

  • Share

Boksieri shqiptar Alban Beqiri, është zyrtarisht në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror për Amatorë që po zhvillohet në Serbi, duke siguruar medalje bronzi.

Ai mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Ishaish në duelin e peshave 67-71 kg, duke fituar me rezultatin 4-1, duke treguar superioritet të theksuar në teknikë ndaj një kundërshtari që kishte mundur dy herë kampionin olimpik, kubanin Sotolongo.

Kjo ishte fitorja e katërt e Beqirit, i cili është pjesë e skuadrës së Tiranës. Më parë, Beqiri kishte fituar edhe kundër Maina nga Kenia Banis nga Lituania dhe Chambers nga Panamaja.

Luftëtari kuqezi mban edhe brezin e kampionit të Ballkanit, duke shpresuar që me këtë sukses, që tani historik për boksin shqiptar, ta vazhdojë karrierën edhe në arenën më të rëndësishme ndërkombëtare.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • skender neziri: 04/11/2021 17:01

    bravo Tirana na kenaqe shpirtin ,dhe perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?