Kombëtarja U-21 nis sot grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë dhe Turqisë.
FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që të thërrasë edhe portierin Simon Simoni. Futbollisti kuqezi do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore.
Ndeshja e parë Hungari - Shqipëri do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30; ndërsa sfida e dytë Turqi - Shqipëri, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.
Lista e publikuar nga Bushi, shtohet edhe Simoni në portë.
Komento
Komente
