- Së pari, vota thuajse në asnjë vend, as në ato më të avancuarat demokratikisht nuk merret me opinion. Pra, opinioni publik, performanca personale ose dinjiteti i figurës së kandidatit vlerësohet ose votohet nga një kategori, kryesisht e shtresës së mesme me një formim të mirë profesional dhe me pavarësi të kënaqshme ekonomike. Vota, me pak fjalë duhet të kërkohet me kontakt të drejtpërdrejtë mes kandidatit dhe votuesit. Ky është një ligj i patjetërsueshëm që nga demokracia plebishitare e Athinës.
- Shoqëria shqiptare, në shumë pjesë të territorit funksion në mënyrë klasike tribale, pra ka të një të parë që vendos edhe për vullnetin e të tjerëve. Në këtë rast, sa më të madh t'a ketë tarafin familjar një kandidat aq më shumë ka gjasa të fitojë, pavarësisht cilësive personale apo dinjitet personal. Troç, e votojnë, sepse e konsiderojnë të tyrin dhe pikë edhe sikur të jetë hajdut apo me performancë të dobët në angazhimin e tij publik.
- Politika ka krijuar stereotipe të gabuara që po merren si modele shoqërore. Kështu edhe nëse dikush njihet për "hajdutë", miqtë e të afërmit e kandidatit e votojnë duke e cilësuar si të zotin. Pra, ai vjedhë për vete, do të vjedhë edhe për Ne ose do të na krijojë oportunitete që edhe ne do të vjedhim".
- Polarizimi i madh i shoqërisë, monopoli i oportuniteve për karrierë, për jetë më të mirë për mundësi më të mira i garantuar nga Pushteti, zakonisht më të favorizuar janë ato kandidatë që kanë pushtet, që kanë preçedentë se dinë ta marrin e ta mbajnë pushtetin. Këta kandidatë janë më të favorizuar që të zgjidhen edhe nëse nuk janë më nivel të lartë arsimor apo me sjellje të mirë në përfaqësim politik.
- Politika si sjellje emocionale prej tifozi. Një kategori votuesish, kryesisht tradicional e kanë sjellën dhe qasjen ndaj politikës me karakter emotiv dhe emocional dhe ashtu si tifozët e një skuadre nuk e braktisin atë edhe kur performanca është dobët ose edhe kur bie nga kategoria.
Komente
