Ahmet Zogu

Opinion

Alban Daci: A ishte tradhtar Mbreti Zog?

7 Gusht, 08:41| Përditesimi: 7 Gusht, 14:01

  • Share

Analiza tipike e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet me Italinë duke harruar dinamikën e atyre ngjarjeve, dëshmon qartë se duhet reformë në Arsimin e Lartë!

Historia ose më saktë shkrimi i historisë tonë kombëtare duhet të pastrohet nga dogmat me prapavijë ideologjike apo edhe më keq, përçarje mes vetit.

Shqipëria s'ka pasur asnjëherë popuj vëllezër, ose popuj aleatë fqinjë në kuptimin e plotë të fjalës. Përkundrazi, historikisht fqinjët e Shqipërisë ishin drejtpërdrejtë të interesuar me pretendime që kishin marr plotë nga territoret shqiptare, kishin penguar me çdo kusht Pavarësinë e saj dhe po ashtu kishin akoma pretendime të tjera, gjithmonë të padrejta që synon realisht zhdukjen dhe ndarjen përfundimtare edhe të asaj pjese të mbetur të Shqipërisë.

Mbreti Zog, nuk kishte shumë alternativa për aleanca!

Në fakt ekzistonin tre mundësi:

- aleancë me Jugosllavinë, që do të thoshte fundi i Pavarësisë

- aleancë me Greqinë po ashtu fundi i Pavarësisë

- aleancë me Italinë, që do e forconte ekonomikisht, do e modernizonte Shqipërinë dhe do i jepte kohë mbretit Zog që të forcohej. Ngjarjet e përshpejtuan aksionin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

A ishte Zogu tradhtar? Kjo është një pyetje, që përveçse se ka prapavijë të ideologjisë komuniste që ka mbetur si metodikë e trashëgimisë së histografisë, në fakt mbanë edhe disa paragjykime me tendenca absurde krahinore që edhe sot janë në shërbim të interesave të fqinjëve e kundër interesit kombëtar.

Zogu nuk ishte tradhtar dhe pikë e kjo histori duhet të marr fund. Pse nuk ishte tradhtar? Sepse, me gjithë përpjekjet e Kontit Ciano, ai nuk pranoi kurrë asnjë lloj forme protektorati!

Italianët për të realizuar qëllimet e tyre patën tre strategji ndaj Shqipërisë:

-T'a rrëzonin në formën e një revolucioni apo grushti shteti! Shumë nga paria e asaj kohe bashkë me disa struktura të rëndësishme të shtetit të Zogut ishin në listën e pagave të Italisë.

- Ta eliminon fizikisht përmes atentate apo formave të tjera. Ne fakt në 39 Zogu u shpëtoi dy atentateve.

- Versioni i pushtimit dhe ndarjes mes Italisë dhe Jugosllavisë. Kjo e fundit nuk ishte dakord, sepse insistonte të merrte Shkodrën dhe Shëngjin për të pasur dalje në det e kjo ishte shqetësuese për Italinë. Në fund Italia vendosi ta pushtonte e vetme, qoftë edhe kundër Jugosllavisë. Kështu në fakt ndodhi.

Tradhti konsiderohet kur nuk një udhëheqës ndërmerr nismat, firmos akte që lëshojnë sovranitetin de facto e de jure. Nuk ka asnjë rast që Zogu të ketë pranuar e madje as ultimatumet e Mussolinit!

Çfarë mund të bënte e çfarë do të ndodhte me Shqipërinë? Këto janë pyetje elementare për të kuptuar të vërtetën e Kohës! Shqipëria në atë kohë kishte vetëm armiq e nuk kishte garant anglezët siç i kishte Greqia. Pra, me dikë duhet të kishte aleanca Zogu dhe versioni më i mirë ishte në Italinë! Sigurisht, kjo për faktin se Zogu i njihte mirë sllavët dhe grekët e asaj kohe.

Aleanca me Italinë dhe largimi i Zogut e ndihmuan ruajtjen e sovranitetit dhe të ardhmen e Shqipërisë apo e dobësuan? Nëse Zogu do të kishte bërë aleancë me grekët apo me jugosllavët, me siguri nuk kishte më Shqipëri pas Luftës!

Nëse do të kishte bërë marrëveshje me Jugosllavinë me shumë gjasa pas Luftës, Shqipëria do të ishte republikë e saj.

Ndërsa nëse do të kishte pasur aleancë me grekët, pas Luftës, të paktën nga Shkumbini e poshtë do të ishte territor grek.

Me largimin e tij, Zogu e ndihmoi Shqipërinë, duke u konsideruar ky i fundit vend i pushtuar nga Fashizmi, me autoritet legjitim në mërgim. Nuk ishte i vetmi që u larguar në fakt e bënë edhe të tjerë në Europë duke u larguar njësoj si ai.

Largimi i Zogut e rreshtoi Shqipërinë de facto e de jure kundër Nazizmit dhe Fashizmit.

Largimi i Zogut, aleanca e tij me Italianë, mos pranimi i diktatit të Mussolinit e ndihmuan në të ardhmen ekzistencën dhe ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë.

Dhe për t'a mbyllur po citoj Ambasadori Grant që nënvizon se: Zogu, një nga udhëheqësit më të famshëm ushtarak e politik

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri gjatë viteve 1935-1939 në Mbretërinë Shqiptare, z.Hugh Grant, në kujtimet e tij të botuara në librin “Me jetue në shekullin e sotëm” shkruan: “… Unë besoj se historia, në gjykimin e saj të fundit, të drejtë dhe të paanshëm, do ta përmendi Zogun e Parë – Mbret i Shqiptarëve, si një nga udhëheqësit më të famshëm ushtarakë dhe politikë të kohës së tij, si një prijës patriot dhe trim, me një inteligjencë dhe zgjuarsi të jashtëzakonshme…”.

K.M/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 07/08/2025 15:53

    Shqipëria është i vetmi vend në botë që nderon njëkohësisht vrasësit dhe viktimat në të njejtën kohë. Si mundet të thuhet që falë ikjes së mbretit, Shqipëria u rradhit në palën që e luftuan nazifashizmin kur ende sot Greqia mban ligjin e luftës?! Kjo analizë që ke bërë ore Alban Daci është tejet tendencioze dhe shumë e anshme. Për mos thënë tendencioze dhe përçarëse. E ke në dokumenta të shkruar nga ata që strehuan mbretin tënd që e vetmja palë që po lufton nazizmin është lëvizja komuniste. Dhe falë kësaj lëvizje u mobilizua i gjithë populli dhe ne u rradhitëm krahë vendeve që e luftuan nazizmin dhe shpëtoi Shqipëria nga copëtimi i rradhës. Dhe jo ashtu si e paraqisni ju ore Alban Dac. Turp të kesh…!!! Nëse keni inat se çfarë u bë më pas, hajde e diskutojmë se ka plot. Por jo të ndryshosh historinë sipas oreksit tënd!

    Përgjigju
  • Den: 07/08/2025 10:49

    Fiks Me pozitivi mbas 1920 Ne kontekstin e kohes beri me te miren e mundsheme Po te kish organizuar qofte dhe 3 dite nje rezistence te armatosur ,ndryshe do te te kishin rrjedhur ngjarjet E meriton monumentin qe ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?