Foto nga bashkia Kamëz

Opinion

Alban Daci: Asnjëherë nuk ka qenë turp të thuash 'jam nga Bathorja'

16 Prill, 18:48| Përditesimi: 16 Prill, 18:50

  • Share

Një përfaqësuese e PS paska thënë se falë punës së Kryebashkiakut tashmë nuk është turp të jesh nga Bathorja. 
Në fakt ata që kanë banuar në Bathore pas viteve '90, asnjëherë nuk janë ndjerë të turpëruar për faktin se banonin aty. 

Në fakt, thuajse të gjithë ata që kanë banuar e banojnë në Bathore kanë qenë objekt i paragjykimeve, stereotipeve dhe thuajse janë përballur vazhdimisht me dallgë të forta "racizmi" dhe kjo ka ndodhur, jo vetëm për faktin se jetonin aty, por banorët i stigmatizonin edhe për faktin e origjinës se tyre, sepse shumica ishin kryesisht nga Veriut. 
Nofkat "malok" e "çeçen", pas viteve '90 e sidomos pas ngjarjeve të vitit '97 u kthyen edhe teza të rëndomta publike e jo vetëm shoqërore. 
Ndoshta pak e kujtojnë se pas viteve '90, filluan t'a banonin Bathoren me banesa të improvizuara prej plastmasi, barake me kartona dhe nuk mungonin edhe bunker të improvizuar në banesa banimi. 

Shumica e atyre kishin zgjedhur të banoin aty, sepse Tirana gjatë Regjimit kishte qenë për t'a një ëndërr e ndaluar. Jo vetëm kjo, por edhe fakti se shumica e tyre vinin nga zona që tashmë nuk kishin as standardet minimale të shërbimeve si shkolla, i infrastrukturë rrugore, shërbime spitalore apo edhe shërbime të tjera elementare për një jetese në nivelet e modestes. 

Bathorja jo vetëm nuk është shembulli për t'u turpëruar, por është shembulli më i guximshëm ku thuajse pjesën më të madhe të urbanizimit e bënë vetë qytetarët me investime e tyre përballë institucioneve shtetërore që ndër vite kanë qenë shumë pak ose hiç të pranishme. 
Sot, Bathorja është vendi që ka vilat më të bukura, shtëpitë më të bukura dhe kjo falë punës së banorëve dhe sidomos falë kontributit të emigrantëve. 
Banorët e Bathores nuk kanë pasur asnjë lloj turpi se nga vinin e ku banonin, por shpesh ndoshta janë ndjerë të turpëruar nga institucionet e shtetit që kanë pasur një kontribut të vogël në atë proces të madh dhe intensiv urbanizimi. Thuajse gjithmonë janë ndjerë të braktisur!

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?