Lulzim Basha

Opinion

Alban Daci: Basha Kryeministër!

28 Prill, 20:40| Përditesimi: 28 Prill, 20:42

  • Share

Një kandidat i Bashës në një studio televizive  paska thënë sot se Basha do të jetë Kryeministër! E tek militantët e dy palëve, por sidomos tek ata të Berishës u paska rënë kjo deklaratë si rrufe.

Me vrap fanatikët e dy liderëve të tjerë që janë bërë disa herë Kryeministër, pse jo edhe President paska filluar t'a sulmojnë. A priori më mirë ky që beson se lideri tij bëhet

Kryeministër sesa disa të tjerë që e kanë humbur besimin për liderin e tyre se mund të fitojë zgjedhjet!  Nuk e kanë hallin se ofertë kemi po ata që janë bërë disa herë ose janë kryeministër e nuk kanë çfarë të japin më, por hall mbi halla qenka nëse bëhet Basha apo jo! 

Çdo politikan apo kandidat për deputet beson se do të zgjidhet e beson se lideri i tij bëhet Kryeministër. Kjo do të ishte krejt normale në një vend ku militantizmi politikë për të njëjtat figura politike nuk do të kthehej në një pengesë serioze për të ardhmen e vendit dhe për funksionimin e Demokracisë. 

Në fakt në politike mjerë ai që nuk beson tek vetja e po ashtu mjerë ai që nuk përcjellë besim tek ndjekësit e tij. Do të ishte absurde nëse do të ndodhte ndryshe! 

Nuk dua t'a analizojë faktin nëse Basha do të jetë Kryeministër pikërisht pse është Basha! Teorikisht të gjithë liderët ose kandidatët për lider janë kryeministër potencial deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Në historinë e tranzicionit shqiptar kemi plotë raste që janë bërë Kryeministër njerëz pa qenë kryetar partie siç është rasti i Bashkim Finos. 

Në një Republikë Parlamentare nuk bëhet kryeministër vetëm ai që përfaqëson Partinë me numrin më të madh të mandate, por ai që quhet kingmaker. 

Pra, që për shkak të rrethanave dhe numrave është vendimtar për të krijuar një Qeveri dhe për ta mbajtur atë. Për shembull Meta s'ka qenë kurrë kryetari i shumicës, por nga 209 deri në 2017 nuk ka pasur qeveri pa qenë ai dhe pa pasur pushtet të bollshëm e manche me të madh se numrat politik që kishte.  

Deri më datë 12 Maj të gjitha opsionet janë të hapura edhe ajo që ju duket e pabesueshme se Basha mund të jetë Kryeministër. Deri atëherë të gjithë janë kandidat për

Kryeministër, kush do të jetë me të vërtetë duhet të presim e të lexojmë rezultatin e 11 Majit. 

Deri atëherë edhe Basha mund të jetë Kryeministër.  Berisha e Meta u benë bashkë me justifikimin e integrimit, por në fakt vetëm për të marrë pushtetin! Atëherë pse qenka tmerr që nëse Basha ka numrat pa të cilat nuk merr pushtetin PD dhe kjo e fundit bënë marrëveshje me të duke e pranuar si Kryeministër?! Nëse demokratët do të kishin dy opsione:

- Basha Kryeministër, PD në pushtet e Rama ne Opozitë

- Apo PD në Opozitë vetëm për faktin se nuk pranon Kryeministër Bashën dhe do të mbetej në pushtet Ramën

Kë do të do të zgjidhnin nga këto dy opsione demokratë?

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endri: 28/04/2025 23:01

    Ky Bashuci yt hajdut nuk duhet te jete fare ne politike ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?