E dini pse po fiton Rama vazhdimisht? Sepse, çdo kauzë të tij e ktheni në çështje politike edhe kur në fakt nuk është!
Qindra statuse sot pa ditur në thelb se kush është arsyeja e vërtetë? Mund të jesh edhe CNN, nëse ka diçka që nuk shkon nuk do të thotë sulm ndaj gazetarisë! Këta të fundit para se të protestojnë për pronarët e tyre është më e drejtë të protestojnë si fillim për kushtet e punës dhe pagat! Mendoj unë!
Berlusconi që mbetet gjeniu i vetëm në llojin e tij dhe mbi të gjitha për revolucionin e mediave private, nuk mori kurrë ndërtesa shtetërore apo përfitime shtetërore për bizneset e tij.
Media është e shenjtë për misionin që ka, por shpesh për pronarët është vetëm biznes! Prandaj, të protestosh për media për rolin dhe misionin që ka dhe të protestosh për faktin se është edhe biznes janë dy gjëra të ndryshme!
Çdo pronar, kushdo qoftë ai, nëse do të vazhdojë biznesin e tij duhet të gjejë zgjidhje se ku dhe si ta zhvillojë!
Nëse dikush e ka shumë në Shqipëri që kanë privatizuar prona shtetërore për dy lekë edhe për faktin se kanë pasur miqësi me pushtetin ose i kanë shërbyer atij, pavarësisht se në kohë janë ndërruar, ose i kanë përdorur për vite me radhë prona shtetërore, kur vjen momenti që duhet ta lënë, duhet ta lënë atë!
Nuk duhet të ngatërrojmë biznesin me mediat dhe pronarët me gazetarët!
Berlusconi Mediaset e konceptoi dhe ndërtoi nga zero dhe sot është një ndër mediat më të fuqishme në Europë e kjo falë vizionit të Berlusconit e djalit të tij Pier Silvio Berlusconi!
Berlusconi mbetet unik në politikë dhe në media!
Komente

Analizes se Alban Dacit nuk i shtoj asgje por perkyndrazi e pershendes per te verteten e ngjarjes me News 24 dhe rasti Berluskoni i hedh poshte te gjitha kundershtite ndaj shtetit nga tellallet gjoja opozitare . Pyeteni Fanen kush minister ja dha me qeta dhe pse nuk nderton nje ndertese private ne te gjitha ato toka shteterire qe ka privatizhuar me Ilir Metajn ? Shteti te zbatoje vendimet e gjykates pa asnje mefyshje
Përgjigju