Lulzim Basha

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik

19 Korrik, 22:52| Përditesimi: 19 Korrik, 22:55

  • Share

Çështja e krizës fillimisht ishte vetëm politike dhe më vonë sigurisht që do të kthehej edhe juridike! Vendimet juridike ashtu si edhe ato politike, sidomos në sistemin shqiptar nuk e kanë qartësinë që mund të parashikohen me llogariten sigurie Megjithatë nëse çështja është in primis  politike dhe për pasojë edhe juridike duke krijuar një marrëdhënie reciproke ajo është një gjë e vazhdueshme, pavarësisht betejave dhe rezultateve. 

Nga ana tjetër, pala tjetër patën një kurajë përtej llogjikës normale politike e juridike që kërkonin të merrnin diçka edhe pse u nuk i takonte asgjë as politikisht dhe as juridikisht! Ata nuk u dorëzuan dhe filluan nga hiçi çdo ditë në sulm duke shpresuar se do të merrnin gjithçka! 

Ata luajtën si në një lojë pokeri "All-in", ose gjithçka ose asgjë! Strategjia e tyre ishte shumë dimensionale, por me një parim të vetëm makiaveliste, se mjetet justifikonin qëllimet e kur them mjetet, kam parasysh çdo lloje mjeti, nga shpifja, balta, dhuna e deri në...në ekstrem nëse do të ishte nevoja! 

Ata humbën disa herë betejën juridike, por nuk u dorëzuan asnjëherë duke besuar e duke përdorur vetëm betejën politike. Në fakt kështu duhet të ndodhte edhe në radhët e atyre që parimisht e kishin mbështetur Bashën e madje e kishin shtyrë e frymëzuar që të bënte me shumë beteja, sepse ishte shumë i ngadaltë. Megjithatë, me humbjen e betejës të parë juridike, braktisën menjëherë edhe betejën politike. Madje, të parët ishin ata që ishin formalisht mbrojtësit e betejës juridike duke dhënë një mesazh dobësie se edhe ata vetë nuk besonin në betejën që kishin nisur dhe duhet t'a mbronin! 

Megjithatë, ata humbën betejën e parë juridike e cila në fakt nuk ishte shteruese dhe linte hapur hapësirë për rikurs për të vazhduar edhe në shkallë të tjera. Por, jo, ata menjëherë braktisën si betejën juridike dhe atë politike. E per çudi, akuzat ndaj Bashës edhe nga këta dukeshin sikur vinin nga e njëjta simfoni! Pra, fajet i kishte Basha për humbjen e betejës juridike edhe pse në fakt ai kishte deleguar përfaqësues që duhet t'a bënin atë me garanci suksesi! A e humbi Basha betejën politike që i takon si kryetar? Megjithë kritikat që mund të bëjmë ndaj tij, ai nuk e humbi, sepse nuk dha kurrë mesazh dobësie apo mosbesimi e mandej bëri gjithçka që ajo që përfaqësonte ai të bëhej më e fortë! Sinjali i fundit ishte edhe prezantimi i programit gjatë të cilit si për çudi shqiptare i fiken edhe dritat sikur të ishin viteve dymijë! 

Po për çështjen juridike a ka faje Basha? Jo, sepse ai bashkë me të tjerët nga strukturat mori përsëri forcën për të bërë rikurs duke besuar në rrugën që ai ka zgjedhur! Por ata që ishin përfaqësues të mbrojtjes të kauzës juridike të Bashës ishin të parët, me humbjen e parë që vendosen t'a "tradhtojnë"  dhe t'a lënë veten. Absurditeti me i madh i disave prej tyre ishte që edhe pse humbën betejën e parë juridike për vulën, hodhën idenë se do të ndërmerrnin nismën për të krijuar një vulë të re nga hiçi! Megjithatë, përtej sulmeve e goditjeve të vazhdueshme, Basha vazhdon të shpalos idetë dhe kauzat e tij politike duke dhënë sinjale të qarta politike se  nuk e ka në mendje të dorëzohet!

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan Muri: 21/07/2024 01:57

    Basha duhet te deshmoje krimin e 21 Janarit,kjo eshte e gjitha.Dihet qe Berisha e coi tek Presidenti Topi qe ti kerkonte Prokurorise te terhiqte urdherat e arrestit se dyti nuk lejoi arrestimin e Gardisteve dhe ky eshte Grusht Shteti .A e kuptoni se deri tani askush nuk analizon faktin qe urdherat e arrestit te Prokurorise u kthyen ne letra higjenike,pra shteti dhe Kushtetuta u eleminuan me urdher te Berishes. Kjo eshte pas vrasjeve vepra me e rende.

    Përgjigju
  • Erli: 19/07/2024 23:23

    Bukur, paster

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?