Foto Ilustruese

Opinion

Alban Daci: Duhet një frymë e re kombëtare

28 Korrik, 22:55| Përditesimi: 28 Korrik, 23:00

  • Share

Shpesh në në nivel ndërkombëtar, janë provuar opsione nga më të ndryshmet të organizimit që nga federata, konfederata, natyra të ngjashme sui generis siç është BE apo edhe forma të tjera të ngjashme me universalizmin siç është OKB. Edhe pse të gjitha këto forma kanë pasur për qëllimin të godasin dhe të eliminojnë "kombin",  përsëri ai mbetet gjeneza nga rrjedhin të gjitha format e tjera. Pa, kombin nuk do të kishim asnjë realitetit tjetër të organizimit ndërkombëtar. 

Kombi mbetet gjeneza e të drejtës ndërkombëtare, sepse mbështetet pikërisht mbi të drejtat dhe liritë e individit. Pra, individi e zgjedhë vetë formën e tij të organizmit dhe shpesh kjo e fundit lidhet me një identitet historik, gjuhësor dhe me atë që quhet vetëdije kolektive për të jetuar e qëndruar së bashku në paqe.  Shpesh format e tjera të organizmit janë format më të avancuar e kjo ndodhë kur proceset e formësimit dhe funksionimit politik të një kombi konsiderohen procese të mbyllura politike të konkluduara dhe të identifikuar në finalitet me Shtetin dhe sovranitetin e tij.  Shqiptarët bëjnë pjesë për fatin e tyre të keq historik, tek ata kombe, që nuk e kanë e konkluduar  procesin e tyre final me identifikimin e një shteti. 

Dilema që nëse edhe për shqiptarët do të ndodhë ashtu siç kanë ndodhur edhe për kombet e tjera është gjithmonë një çështje e diskutueshme pa garanci konkrete. 
Sigurisht historia e kombeve të tjera është një leksion shprese edhe për shqiptarët edhe pse kohërat kanë ndryshuar dhe ndërvarësia ndërkombëtare është gjithnjë e më shumë e pashmangshme. Megjithatë, sot kemi realitetin se ndërkombëtarizimi dhe universalizmi po dështojnë për të krijuar kushte të barabarta me mundësi të barabarta për të gjitha kombet dhe kjo bërë përmes populizmave rikthimin e dialektikave sovraniste.  Rikthimi i kësaj dialektike sulmon kombet si ai shqiptar që nuk kanë konsoliduar unifikimin me identifikimin shtetëror dhe për pasojë gjithnjë e më e në shumë forma do të intensifikohen në vazhdimin sulmet ndaj çdo elementi më të cilën identifikohen shqiptarët si komb, vetëm, i ndryshëm nga të tjerët, por sigurisht me pretendime dhe më të drejta të barabarta në bashkësinë e kombeve. 

Shqiptarët janë sulmuar vazhdimisht në proceset e tyre historike për formësimin e një shtetit të vetëm dhe unitar. Kjo ka vonuar e ka ndëshkuar që procesi unifikues i shqiptarëve të mbetet i hapur dhe i parealizuar. Nga ana tjetër ky sulm konstant nga vitet '800 e deri më sot, ka pasur edhe një efekt tjetër pozitivë duke e ushqyer dhe duke e mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare deri në formën e një amaneti si një mision i pa përmbush dhe se një ditë apo kurdoherë duhet të bëhet e të ndodhë! Teoritë e fundit të "Kombit Kosovar" si antagonizëm të "Kombit Shqiptar", mua nuk më habisin fare dhe nuk janë gjë tjetër, veçse vazhdimësia e një tradite që na ka shoqëruar vazhdimisht në historinë tonë për të na penguar. Fakti se kjo vjen nga disa shqiptarë ose pseudo shqiptarë as kjo nuk më shqetëson, sepse kështu ka ndodhur edhe në kaluarën. Rastet e ngjashme me atë të Kosovës që "përdhoset" flamuri Kombëtar, as kjo nuk më shqetëson. Flamuri jonë është tentuar disa herë të ndalohet, të zhduket, por ai është ngritur, sepse nuk ka gjë më të fortë sesa vullneti i një kombi për fatin e tij mbi ëndrrat dhe aspiratat që ai ka. 

Nuk më shqetësojnë as ata që mund të quhen: "tradhtarë", "pseudo shqiptarë", njerëz që mendojnë ndryshe, besojnë ndryshe, sepse gjithmonë kemi pasur dhe do të kemi të tillë.  Madje, shyqyr që janë, se falë tyre masim veten. Procesi kombëtar është një proces i vazhdueshëm dhe e rëndësishme që të jetë i pandalshëm!  Nëse ndal, ai Komb rrezikon të vdes e nëse kjo e fund ndodhë, atëherë vdes edhe historia dhe identiteti bashkë me të.  Sa më shumë pengesa, tradhtarë, ose njerëz që na luftojnë, aq më shumë rritet dëshira jonë për të përmbushur aspiratat tona. 

Proceset pa kosto e sfida harron shpejt e kjo është një ndër arsyet që identiteti kombëtar është më i fortë se të gjitha format e tjera të organizimit, sepse  është i mbushur plotë me memorie që është e pamundur të harrohen. Shqiptarët kanë nevojë për një patriotizëm demokratik që në fakt na ka munguar vazhdimisht. Patriotizmin faktik, historik dhe teorik e kemi pasur vazhdimisht që në gjenezën tonë, por s'kemi pasur dhe  nuk e kemi patriotizmi demokratik që identifikohet me institucionet shtetërore që përkthen me politika konkrete për të shëndoshur identitetin kombëtar përmes unitetit dhe përmes nismave konkrete në këtë drejtim. Është momenti që të kalohet në këtë nivel të patriotizmit dhe baza e shëndosh është prania e subjekteve politike që Kombin dhe interesin kombëtar e  kanë të parin duke kontribuar kështu në ndërtimin e platformave e politikave të shëndosha kombëtare. Procesi kombëtar shqiptar mund të krahasohet me përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE, me plotë sfida, hapa e reformave të vazhdueshme deri në arritjen e qëllimit final.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?