Sulmin ndaj Albin Kurtit e shikoj si një sulm të turpshëm deri në nivelet antikombëtare! Nuk e mundin dot me politikë dhe me ofertë politike dhe duan t'a mundin me gjeopolitik! Shumica e artikujve ndaj tij janë thjeshtë demagogji që nuk kanë asnjë referencë statistikore reale as për zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë periudhës së qeverisjes së tij!
Sulmet e para vijnë pikërisht nga Tirana e kjo nuk është një rastësi! Artikulli më real për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA është e studiuesit Red Varaku!
Unë, kam qenë i pari dhe i vetmi që kam theksuar se Kosova duhet të rezistojë dhe të mos përfshihet në këtë periudhë të turbullt ndërkombëtare në asnjë bisedim për marrëveshje përfundimtare me Serbinë!
Sapo pashë skenën e takimit të parë të Zelenskyn në "Studion Ovale", menjëherë mendova se radhën do e kishte Albin Kurti për një skenë të ngjashme!
Sigurisht radha e Albin Kurti nuk do të ishte e menjëhershme, por si fillim ishte e domosdoshme një propagandë e gjerë e lindur mes shqiptarëve për të krijuar idenë se ai nuk është lideri i duhur për Kosovën!
Në fakt, ai nuk është lideri i duhur për këtë politikë ndërkombëtare ku popujt e vegjël trajtohen si problem për fuqitë e mëdha pa marrë parasysh të drejtat e tyre!
Orkestrimi për t'a bërë të ngjashëm Albin Kurtin me liderin ukrainas Zelenskyn ka dy ditë që ka nisur me i intensitet të lartë! Fillimi i kësaj orkestre ka ardhur pikërisht nga Tirana dhe jo nga ndërkombëtarët! Po a do ja dalin t'a turpërojnë Albin Kurtin në dëm të Kosovës ashtu siç bënë në Zelenskyn?
Mendoj se jo dhe këtë e them për disa arsye:
- Kosova nuk është për fat të mirë në luftë! Albini e ka forcuar sovranitetin e shtetit dhe nuk hynë i dobët në asnjë lloj bisedimi;
- Albin Kurti është lideri më i votuar me zgjedhje të rregullta demokratike! Zgjedhjet në Kosovë janë ndër më të mirat në krahasim edhe me vendet e BE e nuk kanë krahasim me disa vende të Ballkanit Perëndimor. Albin e duan qytetarët dhe nuk mund të konsiderohet si lider jo legjitim në krahasim me Zelenskyn, i cili për shkak të luftës nuk mund të bëj zgjedhje. Albini është i gatshëm sa herë të jetë nevoja të hyjë në zgjedhje dhe të fitojë përsëri, sepse nuk ka rivalë politik
- Kosova nuk është Ukraina e për pasojë as Albini nuk është e nuk mund të jetë si Zelensky
- Albin Kurti vesh vazhdimisht kostumin dhe nuk mund të kritikohet për veshjen as në Shtëpinë e Bardhë e as një asnjë vend;
- Albini njeh perfekt anglishten dhe në asnjë takim bilateral nuk ka nevojë për përkthyes e nuk mund të lindin keqkuptime dialektike
- Albini është njohës shumë i mirë i historisë së Ballkanit dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare;
-Albin Kurti nuk ka asnjë lloj faj mbi supe për asgjë çfarë ka ndodhur në Ballkan
Kushdo që sulmon Albinin në këto momente nën arsyetimin e pozicionit të Kosovës përballë Serbisë, nuk bën gjë tjetër veçse se sulmon Kosovën në një moment delikat për shkak të ndryshimit rrënjësor të politikës së SHBA.
Komente
