Dëmet nga sulmet iraniane në Tel Aviv

Opinion

Alban Daci: Iran-Izrael, një konflikt i panevojshëm që favorizon këtë të fundit!

18 Qershor, 13:15| Përditesimi: 18 Qershor, 13:18

  • Share

Analistët po mundohen pa fund të interpretojnë luftën e re Izrael-Iran! Disa prej tyre aludojnë se ndërhyrja e SHBA do të shkaktonte luftë totale në Rajon! Në fakt nuk qëndron kështu! Ndërhyrja e SHBA do i jepte fund konfliktit dhe askush në Rajon nuk do të kishte kurajën t'i shpallnin luftë SHBA-ve!

Nëse konflikti vazhdon vetëm mes Izraelit dhe Iranit, atëherë konflikti do të ishte shumë më i rrezikshëm për palët dhe për Boten mbarë, sepse Irani do të përshpejtonte me çdo kusht realizimin e bombës atomike që do e përdorte pa ezitim ndaj Izraelit dhe ky i fundit nëse do të kishte vështirësi në konflikt që do të vendosnin në pikëpyetje ekzistencën e tij do të ketë shumë mundësi të përdor edhe arsenalin bërthamor ndaj Iranit!

Filozofia e sigurisë kombëtare e Izraelit është shumë e fortë/ortodokse dhe para interesit kombëtar kanë dëshmuar se nuk vendosin asgjë, madje as raportet e veçanta me SHBA!

Në thelb konflikti Izrael dhe Iran, përtej justifikimit fetar që mund të jetë i pranueshëm, është krejt i pa nevojshëm sidomos për Iranin, sepse nuk është as vend kufitar.

Fqinjët e Izraelit e kanë provuar disa herë dhe vetëm kane humbur dhe nga mësimet e historisë si dhe për shkak të problemeve të brendshme të stabilitetit politik kanë hequr dorë nga strategjia e përballjes me luftë!

Izraeli është më i favorizuar në konfliktin e fundit, sepse ka një sistem demokratik të qëndrueshëm për qytetarët dhe nuk rrezikon të ketë asnjë destabilitet politik. Përkundrazi, konflikti dhe interesi kombëtar e favorizojnë stabilitetin e brendshëm politik.

Kjo nuk është kështu për Iranin i cili ka një sistem politik që duket se është ne fundin e tij dhe mund të hap një zinxhirë me probleme të forta politike.

Gjithashtu, Izraeli ka një aleat të fortë si SHBA e ndërsa Irani nuk e ka një aleat të tillë as në Rajon për shkak se ka ndarje të mëdha me vendet arabe për shkak se janë shitë. Asnjë vend arab nuk do të donte që Irani të dilte triumfues ndaj Izraelit.

Gjithashtu, Rusia ka problemet e saj dhe nuk është në kushtet si në kohën e Bashkimit Sovjetik për ta mbrojtur.

Ndërsa Kina ka prioritete të tjera. Prandaj, i humbur në këtë konflikt të panevojshëm duke se mund të jetë Irani!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?